Panorama (Albania)

Bajamet, të mira për zemrën dhe sistemin nervor

-

Bajamet janë një burim i shumë lëndëve ushqyese që ndih mojnë në zhvillimin dhe shëndetin e trurit. Ato janë konsiderua­r prej kohësh një element ushqimor thelbësor për fëmijët. Bajamet përmbajnë gjithashtu dy përbërës vitalë të trurit, riboflavin dhe L- karnitinë, të cilat kanë treguar rritje të aktiviteti­t të trurit, duke ulur riskun e prekjen nga sëmundja e Alzheimeri­t. Studimet kanë treguar se disa bajame në dietë, si dhe vaj bajameje, janë të rëndësishm­e për shëndetin e përgjithsh­ëm dhe funksionim­in e sistemit nervor. Proteinat dhe kaliumi të përfshira në bajame janë të gjitha thelbësore në shëndetin e zemrës. Vitamina E është një antioksida­nt efektiv dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndërsa prania e magnezit mund të ndihmojë në shmangien e sulmeve në zemër. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e pranisë dhe ndikimit të proteinave C- reaktive, që shkakton inflamacio­n dëmtues të arterieve si edhe janë një burim i madh i acidit folik. Prandaj, bajamet ndihmojnë në reduktimin e nivelit të homocistei­nës, që shkakton ndërtimin e pllakave yndyrore te arteriet. Kaliumi i pranishëm në bajame dhe nivelet e ulëta të natriumit ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut. Ushqyesit e tjerë e mbajnë gjithashtu trupin të balancuar në aspektin e nevojave të tjera thelbësore, të cilat mund të parandaloj­në çdo mangësi tjetër. Vitaminat dhe mineralet e ekuilibrua­ra janë thelbësore për një mënyrë jetese të shëndetshm­e, por nëse elementet e caktuara neglizhohe­n, tërë trupi mund të preket, duke nxitur ankthin, stresin e përgjithsh­ëm e të paevituesh­ëm si edhe rritjen e presionit të gjakut. Bajamet ndihmojnë për të reduktuar rritjen e niveleve të glukozës dhe insulinës pas ngrënies. Ato ndihmojnë në rregullimi­n e thithjes dhe përpunimit të glukozës, duke e bërë tërë procesin shumë më të mirë dhe të sigurt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania