Panorama (Albania)

Merkel mbetet e varur nga Erdogani

- MARCEL FÜRSTENAU D. W.

Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga Kancelarja Angela Merkel “fjalë të qarta” kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politikani liberal, Alexander Graf Lambsdorff. Parimisht ai ka të drejtë: Të drejtat e njeriut dhe ato qytetare shkelen me këmbë në Bosfor dhe Anadoll. Perandoria Erdogan përzihet në luftëra civile në Siri dhe Libi. E megjithatë, Lambsdorff e di se çfarë karte ka në dorë pushtetmba­jtësi turk kundrejt Europës e veçanërish­t Gjermanisë: marrëveshj­en për refugjatët.

Nëse Erdogan hap kufijtë, qindra mijëra vetë munden shumë shpejt në nevojë të vijnë drejt vendeve të BE. Prandaj, Kancelarja Merkel e lëvdoi mikpritësi­n, për atë që Turqia ka pranuar miliona refugjatë lufte në Siria. “Kjo është një arritje që duhet vlerësuar shumë, që meriton mirënjohje dhe falënderim”, tha Merkel. Ajo që Merkel nuk tha. Erdogan e bën këtë më pak për arsye humanitare. Ai merr miliarda për qendra refugjatës­h pak a shumë me kushte të këqija.

REFUGJATËT – ARMA E FORTË E ERDOGANIT

Megjithatë, autokrati nga Bosfori kërcënon rregullish­t me hapjen e portave. Me këtë, ai i përgjigjet kritikës së padëshirua­r për shtypjen e kurdëve për të ashtuquajt­urit përkrahës të Gylenit brenda e jashtë Turqisë, për arrestimin arbitrar të gazetarëve. Refugjatët në kampet turke janë arma e fortë e Erdoganit, kurse Merkel e pafuqishme. Për ta zbutur pak këtë pamje të Kancelares së shantazhue­shme, ajo bën atë që di të bëjë më mirë: i paketon mesazhet me retorikë.

Skena më e mirë për këtë ishte inaugurimi i kampusit universita­r të Universite­tit gjermano- turk në Stamboll. Merkel kujton se në kohën e nazistëve, shkencëtar­ë gjermanë dhe artistë gjetën strehë dhe mundësi studimore në Turqi. E kush mendon në këtë moment se sot përkundër kësaj, në Turqi, mjaft intelektua­lë, gazetarë apo ushtarakë marrin arratinë në Gjermani nga regjimi i Erdoganit?

TONET KRITIKE TË MERKELIT MES RRESHTAVE

Sigurisht, kryetarja e qeverisë gjermane bën mirë që fjalimin e saj në një universite­t nuk e përdor për larje të përgjithsh­me llogarish me politikën jodemokrat­ike turke. Në vend të kësaj dëgjohen fjali, te të cilat duhet të zotërosh artin e leximit mes rreshtave: “Ky kampus është për një botë të hapur dhe të ardhme të hapur të studentëve”. Merkel mund të shtonte se kjo nuk vlen për fat të keq për të gjithë Turqinë.

E kanë kuptuar të rinjtë mesazhin? Të shpresojmë, por pritshmëri të larta nuk mund të kemi. Sepse njerëzit e ndjekin në Turqi nga afër, se si vepron Erdogani me frymën kritike. Në rast dyshues veprohet pa hezitim. Fjalët inkurajues­e të një vizitoreje të një niveli kaq të lartë nga Gjermania nuk kanë për të ndryshuar asgjë. Studentëve, Merkel u ofron me kritikën e saj në rastin më të mirë, vetëm pak mbështetje. Sepse Erdogan i injoron kritikat dhe vazhdon si më parë.

ERDOGAN PËRFITON NGA LUFTA NË SIRI

Me kalimin e kohës është shumë pak të mbështetes­h te fjalët e bukura, të paktën nëse do të merresh seriozisht si luftëtar për vlerat demokratik­e. Por, në këtë pikë, vuan politika gjermane edhe pas vizitës së Merkelit në Turqi. E nuk ka për të ndryshuar asgjë shpejt, para kërcënimit për rritje të numrit të refugjatëv­e në kufirin siriano- turk.

Erdogan mund të vazhdojë edhe më tej, në kurriz të njerëzve të përndjekur të bëjë pazare të mira, financiare dhe politike. Pak para largimit nga Stambolli, Merkel u shpreh për një verifikim të mirëpritur të fondeve shtesë për ndërtimin e strehimore­ve të reja për refugjatët në Sirinë veriore. Aty, Turqia ka ngritur një zonë sigurie. Megjithatë, jo vetëm për refugjatë të luftës nga vendi fqinj, por edhe për të përndjekur dhe zhvendosur kurdët.

NJË ÇMIM I LARTË, POLITIK DHE FINANCIAR

Me ofertën e saj që mund të përshëndet­et nga ana humanitare, Merkel lëviz në një terren të minuar. Për njerëzit në nevojë nuk ka rëndësi kush i paguan shpenzimet për zbutjen e mjerimit të tyre. Me shumë gjasë, Gjermania do të marrë përsipër një pjesë të madhe të llogarisë, që Erdogani të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë në drejtim të Europës. Ky do të ishte edhe një herë një çmim i lartë, financiari­sht dhe politikish­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania