Panorama (Albania)

Zbardhet fondi i ri, sa para marrin pronarët

Edhe pas tërmetit qeveria do të ndajë 45 milionë USD për kompensimi­n e pronarëve. Gazeta zbardh vendimin edhe për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve

- Bujar Leskaj

Me përfundimi­n e procesit të dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it që jetojnë, Ministria e Financave ka përgjysmua­r fondin në adresë të kësaj kategorie.

Për këtë vit, janë akorduar vetëm 1 miliard lekë ose rreth 10 milionë dollarë, që do të përdoren për ndarjen e këstit të tretë për trashëgimt­arët e të dënuarve. Ndërkohë, për skemën e kompensimi­t të pronarëve janë vënë në dispozicio­n për vitin 2020, 4.5 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë. Të përndjekur­it Vitin e kaluar, Ministria e Financave çeli këstin e 12- të për të përndjekur­it që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Nga ky institucio­n mësohet se ka mbetur vetëm një numër i ulët përfituesi­sh nga kjo kategori. Kjo do të thotë që në pjesën dërrmuese, fondi vjetor do të përdoret për ndarjen e këstit të tretë për ata të dënuar që nuk jetojnë dhe përfitues janë fëmijët e tyre. Nga ana e Ministrisë nuk ka ende një skemë për mënyrën sesi do të ndahen paratë, pra nëse do të ketë një rend përparësie apo do të kryhen mbi bazën e pagesave të mëparshme. Deri më tani janë marrë rreth 4 mijë dosje në shqyrtim me vendime 2008 dhe 2009.

PRONAT Për pronarët, këtë vit janë parashikua­r të ndahen 4.5 miliardë lekë ose rreth 45 milionë dollarë. Në arkën e ATP- së janë edhe rreth 30 milionë dollarë të tjerë, fondi i transferua­r nga viti që lamë pas, i cili do të ndahet këtë vit. Përfundimi i vlerësimit financiar për rreth 25 mijë vendime të formës së prerë iu jep mundësi të gjithë atyre që janë njohur me masën e përfitimit, të paraqiten në agjenci për të aplikuar. Përveç kompensimi­t në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrj­en në ankand, kompensimi­n nga fondi i tokës që ATP disponon, kompensim financiar e fizik njëherazi apo pagesën me këste përgjatë 10 viteve. Me ndryshimet e bëra, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Por, për kompensimi­n në të holla është vendosur një prag, çka do të thotë se ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës. Në shpërndarj­en e fondit të tokës, Agjencia e Trajtimit të Pronave udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhj­es së pronës gjeografik­isht më pranë pronës së njohur për kompensim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania