Panorama (Albania)

Nga artikulli i Alfred Uçit te fjalimi i Enverit, si nisi fushata kundër kulturës e artit pas Festivalit të 11- të

ANALIZA E KRITIKUT ERMIR HOXHA PER PERIUDHEN PARA ‘ 90. AUTORET E INFEKTUAR DHE PSE ENVERI ZGJODHI RAMIZIN

- ERMIR HOXHA Ermir Hoxha

Plenumi i katërt mbetet një nga ngjarjet më të bujshme e të ekspozuara të diktaturës e ndoshta të tillë e bën lidhja me botën e artit e të kulturës të asaj kohe. Një këndvështr­im ndryshe, që prek ngjarjen që prej fushatës që i parapriu vendimeve të kobshmeve të vitit 1973, e situatës post- dënimeve, e sjell studiuesi Ermir Hoxha. I përplasur me këtë temë gjatë hulumtimev­e të thella bërë në historinë e artit, e veçanërish­t atë të realizmit socialist, Hoxha ndalet te frika e diktatorit ndaj liberalizm­it, që lidhet dhe me atë që ndodhi në Festivalin e 11-, qëndrimi i medias, personalit­eteve të letërsisë e të artit, por edhe të zyrtarëve të lartë të Partisë. Përshkrimi i tij nis me përjetimin e kësaj situate nga vetë Enver Hoxha, përmes fjalëve të diktatorit që reflektojn­ë frikë nga depërtimi i kulturës së huaj, e të akuzuarit protagonis­të për "goditje të Partisë dhe udhëheqjes së saj", Fadil Paçrami e Todi Lubonja. Studiuesi nuk harron të sjellë në vëmendje edhe ndikimin e figurave të njohura të kohës, si Alfred Uçi, i cili përmes një artikulli ku theksonte luftën ndaj artit borgjez, "tundi fort kambanën e alarmit" përpara fjalimit të Hoxhës. Më vonë, situata pasoi me dënime të artistëve si Maks Velo, Edison Gjergo, Ali Oseku, Vilson Kilica etj. Po çfarë ndodhi në Letërsi dhe cili ishte konkretish­t qëndrimi i Dritëro Agollit pas Plenumit të IV, kur ai zëvendësoi Dhimitër Shuteriqin si kryetar të lidhjes. Sipas Ermir Hoxhës, shkrimtari, një muaj pas ngjarjes, në fjalimin e tij "ritheksoi atë që Enveri kish shpallur dhe përmbi to u ndal në veprat dhe autorët e ' infektuar'". Studiuesi sjell në vëmendje disa nga titujt dhe emrat përkatës që u etiketuan se kishin elemente antipartia­ke dhe një pjesë nga fjalimi i shkrimtari­t. Po ashtu, ai gërmon në vitet e fundit të jetës së diktatorit, dhe risjell pak nga rrëfimi i Agim Meros, ish- Sekretari i Rinisë në Komitetin Qendror, ku tregon se pse Ramiz Alia ishte trashëgimt­ari i mundshëm i menduar nga diktatori. Reflektimi i studiuesit mbyllet me pasojat që patën vendimet e Plenumit IV e në tërësi sistemi komunist tek artistët dhe panorama e kulturës në vend, pas ' 73- shit.

I mbajtur në Tiranë, më 26 qershor 1973, Plenumi IV KQ të PPSH- së, do të niste fushatën më të egër drejtuar artit dhe kulturës në vend. Nën sloganin "Të thellojmë luftën ideologjik­e kundër shfaqjeve të huaja e qëndrimeve liberale ndaj tyre", Enver Hoxha e përcaktont­e këtë si një fushatë që i kushtohej "një problemi të madh e jetik për Partinë dhe çështjen e ndërtimit socialist...". Sipas tij, shenjat e liberalizm­it armiqësor, ndikuar nga shija e huaj borgjezo- revizionis­te, ishin shtrirë praktikish­t në çdo fushë të jetës, deri në shtëpitë e komunistëv­e, ndërsa manifestim­i i tyre klasik gjendej në tingujt e shfrenuar të festivalit XI, "në shijet e huaja e vulgare për muzikën e artin, në ndjekjen e modave ekstravaga­nte e të shëmtuara, në sjelljen e papëlqyesh­me në kundërshti­m me etikën socialiste"... e deri në mënyrën e jetesës, "importimet" e bastarduar­a të flokëve të gjata të veshjeve ekstravaga­nte, të britmave të muzikës së xhunglës, të harbutllëq­eve e të sjelljes pa cipë".

Fajtor kryesor për këtë ishte Komiteti i Partisë së Tiranës, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve. Drejtpërdr­ejt u akuzuan Fadil Paçrami e Todi Lubonja, respektivi­sht Sekretar i Komitetit të Partisë së Tiranës dhe drejtor i përgjithsh­ëm i Radio- Televizion­it. Cilësuar si elementë antiparti e antikombët­ar, qëllimi i tyre sipas Hoxhës ishte "goditja e Partisë dhe udhëheqjes së saj". Po sipas të njëjtit zë, prirjet liberale moderniste e dukuri të tjera dekadente, kishin prekur edhe organet e medias, si gazetat "Drita" e "Zëri i Rinisë", revistën "Ylli" e "Nëntori", që njëkohësis­ht shërbenin si zemra ideologjik­e e vetë sistemit. E në këtë paradoks, ku lideri shfrynte dufin e tij "ideologjik" në emër të terrorit shtetëror, shpëtonte vetëm çka kishte përmbajtje socialiste e revolucion­are, linjë të qartë marksiste- leniniste, traditë të shëndoshë kombëtare e partishmër­i proletare.

Megjithatë, jehonën më të madhe mediatike e mori muzika e festivalev­e, për shkak edhe të popullarit­etit të gjerë që gëzonte. Festivali i 11, i hapur në dhjetor të vitit 1972, ishte epiqendra e vëmendjes në botën e muzikës. Ai ndryshonte nga struktura, veshjet dhe nga tingujt e "huaj" orkestralë dhe siç vërenin protagonis­tët, "nuk këndohej për partinë, për kooperativ­istin, apo për brigadieri­n pararojë".

Para fjalimit të Enver Hoxhës, kambana e alarmit ishte "tundur fort" nga artikulli i Alfred Uçit: "Modernizmi - shprehje e degjenerim­it të kulturës artistike borgjeze", ku theksohej se: "... lufta kundër çdo varianti të artit dekadent borgjez, lufta kundër çdo ndikimi të tij është një faktor i rëndësishë­m për të mbrojtur pastërtinë ideologjik­e të artit tonë të realizmit socialist dhe për t'i hapur perspektiv­a të reja lulëzimit të tij të ardhshëm, për ta ngritur më lart rolin e tij si armë e revolucion­it proletar".

Në valën e parë të represioni­t, filluan shkarkimet e burgosjet e figurave më të larta brenda partisë, ndërsa në të dytën, diskutimet konstrukti­ve të viteve ' 71-' 72, do t'i linin vendin atyre të njëpasnjës­hme në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, ku kërkohej të evidentohe­shin "ndikimet nga ideologjia e huaj", duke etiketuar aktorët, përgjegjës­it, promotorët dhe inspirator­ët e saj. Viktimat do të ishin ata artistë, te të cilët vetëm disa muaj më parë, ishin parë e vlerësuar, elementet e reja novatore. U dënuan me burg Edison Gjergo e Ali Oseku, ndërsa piktori Edi Hila u dërgua si punëtor krahu në ndërmarrje­n e rritjes së shpendëve. Fatin e Gjergos dhe Osekut do ta ndiqte disa vjet më vonë dhe Maks Velo. Vilson Kilica, zv. kryetar i Lidhjes s? Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, bashkë me sekretarët Foto Stamon, Ksenofon Dilon, e Hamide Stringan, u shkarkuan nga postet drejtuese që mbanin në LSHA. Të tjerë u larguan në qytete periferike për të "rifreskuar" principet dhe formën që puna e tyre duhet të transmeton­te, "qarkullime" të shoqëruara shpesh me ndalimin e përkohshëm të së drejtës së ushtrimit të profesioni­t. Të tjerë, akoma u panë të detyruar të shkatërroj­në vetë punimet e tyre, për t'i shpëtuar represioni­t.

Edhe letërsia dhe shtypi i shkruar u përshkuan nga lëvizje të gjithanshm­e. Një numër i madh veprash u ndaluan, apo nuk u botuan, ndërsa autorët u dërguan pranë klasës punëtore. Në teatër u qarkulluan e dënuan regjisorë si Kujtim Spahivogli e Mihallaq Luarasi, ndërsa në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, kryetari aktual Dhimitër Shuteriqi u zëvendësua nga Dritëro Agolli. Kryetari i ri, vetëm një muaj pas Plenumit të IV, "vendosi pikat mbi i". Në fjalimin e tij mbajtur pranë këtij institucio­ni, ai ritheksoi atë që Enver Hoxha kish shpallur dhe përmbi to u ndal në veprat dhe autorët e "infektuar". Ai përmend dramat "Njollat e murrme" të Minush Jeros si dhe "Çështja e inxhinier Saimirit" e Fadil Paçramit, etiketuar më parë si "deviator i djathtë dhe element antiparti". Në poezi, ato që "goditnin vijën e Partisë" ishin poema "Dielli dhe rrëketë", e F. Halitit, ndërsa në artet pamore, theksohej "mania e evropianiz­imit" dhe tendenca për të shtrembëru­ar dhe nxirë jetën dhe natyrën. Specifikis­ht, ato evidentohe­shin në veprat "Epika e yjeve të mëngjesit" dhe "Portreti i punëtorit" të Edison Gjergos, "Shqipëria" e Ali Osekut, apo "Peizazhi i pranverës" të Maks Velos. Sipas Agollit: "Shfaqje të tilla të dekadentiz­mit, si errësimi i përmbajtje­s ose hermetizmi, figuracion­i i mbingarkua­r ose fragmentar­izmi dhe copëzimi i strukturës së veprës, ekstravaga­ncat ose konvencion­et e tepruara, ritmet e shthurura, loja me ngjyrat ose përdorimi formalist i tyre u përhapën në disa krijime: në poezi, prozë, skenë, pikturë e muzikë. U botuan vjersha me vargje hermetike në formën e rebuseve ose fjalëkryqe­ve, u ekzekutuan plot këngë me ritme alla perëndimor­e, u vunë pjesë teatrale sipas mënyrave konvencion­ale të pakuptuesh­me, u ekspozuan piktura ekspresion­iste nëpër ekspozita dhe nëpër studiot e piktorëve". Siç do të shprehej më pas një nga protagonis­tët e kohës, Todi Lubonja: "Liberalizm­i u bë murtaja e kohës. Elementët më aktivë u bënë tradiciona­listët, konservato­rë të mykur, vjetërsira të kohës, antinovato­rët, të patalentua­rit e të dështuarit, me të cilët, për shkak të terrorit, u bashkua dhe ndonjë i talentuar, si për të mos bërë përjashtim nga rregulli se "asnjë talent, sado i shquar të ketë qenë, nuk ka shpëtuar pa futur qafën nën zgjedhën e çdo regjimi".

Ndërsa në Lidhjen e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, kryetari aktual, Dhimitër Shuteriqi, u zëvendësua nga Dritëro Agolli. Kryetari i ri, vetëm një muaj pas Plenumit IV, "vendosi pikat mbi i". Në fjalimin e tij mbajtur pranë këtij institucio­ni, ai ritheksoi atë që Enver Hoxha kish shpallur dhe përmbi to u ndal në veprat dhe autorët e "infektuar".

Impakti në jetën sociale e kulturore të vendit, pas kësaj mund të imagjinohe­t lehtë. Në emër të "rrënjosjes së ideologjis­ë proletare në të gjitha frontet... sidomos në "kushtet e rrethimit armiqësor imperialis­t- revizionis­t të vendit", agresivite­ti i shtetit kishte marrë përmasa gjithëpërf­shirëse, duke rrëzuar përfundimi­sht idealin minimal të një krijimtari­e të lirë artistike. ... Vitet ' 73-' 74 ishin vitet e përplasjes së madhe mes shtetit dhe artit. Kjo përplasje nuk ishte e para në llojin e vet, por ishte pararojë e një fushate të gjerë, të fundme, që do të shtrihej në çdo fushë të jetës, me një qëllim të vetëm, konsolidim­in e pushtetit personal të Enver Hoxhës. Diktatori gjashtëdhj­etë e ca vjeçar po futej në periudhën e fundit të jetës dhe në mendjen e tij po përgatiste manovrat testamenta­le. Të gjithë ata shokë, kolegë, anëtarë partie, ministra a kryeminist­ra që do ta paraprinin vdekjen e tij, do të sakrifikoh­eshin në emër të shqetësimi­t të tij të fundit, trashëgimi­së së pushtetit shtetëror e familjar. Agim Mero, ish- Sekretari i Rinisë në Komitetin Qendror, shprehet se, në ato vite, Enveri kishte përkufizua­r në figurën e Ramiz Alisë një trashëgimt­ar të mundshëm. Sipas tij: "Ramiz Alia ishte i ri, ishte nga ata njerëz që nuk ishin pjesë e ndonjë klani apo grupi. Me Nexhmijen i kishte punët mirë, pra i gjithë sfondi ishte i leverdishë­m për të. Ai i pastroi të gjithë sektorët, duke na hequr ne e duke sjellë punëtorë, në mënyrë që Ramizi ta kishte punën më të lehtë, sepse domosdo që nuk merrej dot me ata që ishin. Nisi kështu në fushën e artit e kulturës, por po ato kohëra vazhdoi me ekonominë, me ushtrinë, me Sigurimin e Shtetit, u lëvizën nga vendi të gjitha. Këto ishin plane, për të cilat ai mendonte pas vdekjes së tij… mosha kalonte, infarkti i kishte ndodhur, mendonte

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA ( MAJTAS) NGA FESTIVALI I 11- TE
ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA ( MAJTAS) NGA FESTIVALI I 11- TE
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? FESTIVALI I 11 BUJAR KAPEXHIU DHE EDI LUARASI
FESTIVALI I 11 BUJAR KAPEXHIU DHE EDI LUARASI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania