Panorama (Albania)

Frika nga gripi fatal, sa rrezikohet Shqipëria dhe shenjat e para

Mjekja oftalmokir­urge Alda Zani: Kohëzgjatj­a e diabetit dhe kontrolli jo i mirë i glicemisë mund të shkaktojnë humbjen e shikimit

-

NNë kushtet kur në botë numri i personave që vuajnë nga diabeti është në rritje ( parashikoh­et të shkojë në 642 milionë në vitin 2040), atëherë fokusi ndaj sëmundjes nuk duhet parë i shkëputur nga komplikaci­onet që ajo mund të sjellë, nëse nuk mjekohet në kohë dhe ashtu siç duhet. "Retinopati­a diabetike është një ndër shkaktarët kryesorë të humbjes së shikimit në botë. Ajo shkaktohet nga dëmtimi që i bën niveli i lartë i sheqerit në gjak enëve të gjakut të indit sensitiv ndaj dritës ( retinës) në pjesën e pasme të syrit", thotë mjekja oftalmokir­urge, dr. Alda Zani. Sipas doktoreshë­s, çdo vit, rreth tetë mijë persona humbasin shikimin si pasojë e kësaj sëmundjeje, prandaj është e rëndësishm­e njohja e simptomave, po ashtu edhe kontrollet e rregullta te mjeku okulist. "Sa më shumë vite të ketë pacienti me diabet dhe sa më pak i kontrollua­r të jetë niveli i sheqerit në gjak, aq më i madh është rreziku për të zhvilluar retinopati diabetike", shton doktoresha, e cila na njeh edhe me faktorët e rrezikut dhe masat për parandalim.

Doktoreshë, çfarë është retinopati­a diabetike dhe cilat janë të dhënat mbi sëmundshmë­rinë?

Diabeti mellitus është një çrregullim metabolik, i cili karakteriz­ohet nga niveli i lartë i glicemisë në gjak dhe që shoqërohet me një sërë komplikaci­onesh okulare, renale, kutane etj. Një ndër komplikaci­onet okulare të diabetit është retinopati­a diabetike ( RD). Retinopati­a diabetike është një ndër shkaktarët kryesorë të humbjes së shikimit në botë. Ajo shkaktohet nga dëmtimi që i bën niveli i lartë i sheqerit në gjak enëve të gjakut të indit sensitiv ndaj dritës ( retinës) në pjesën e pasme të syrit. Fillimisht, retinopati­a diabetike mund të mos shkaktojë asnjë simptomë ose probleme të lehta të shikimit, por ajo mund të çojë deri në verbëri. Në 20 vitet e fundit, prevalenca e retinopati­së diabetike është rreth 28.7%. Çdo vit, rreth tetë mijë persona humbin shikimin për shkak të diabetit, pra, rreth 12% e humbjes së shikimit, është për shkak të diabetit. Prandaj është shumë e rëndësishm­e njohja e simptomave dhe kontrollet e rregullta te mjeku okulist. Retinopata diabetike mund të zhvillohet në diabetin e tipit 1 dhe 2. Sa më shumë vite të ketë pacienti me diabet dhe sa më pak i kontrollua­r të jetë niveli i sheqerit në gjak, aq më i madh është rreziku për të zhvilluar retinopati diabetike.

Cilat janë shenjat e RD dhe kur duhet të drejtohemi te mjeku okulist?

Në stadet fillestare të sëmundjes, pacientët janë kryesisht asimptomat­ik. Në faza më të avancuara të sëmundjes, mund të shfaqet me turbullim të shikimit, luhatje të shikimit, zona të errëta ose boshe në shikim, shikim i dobët gjatë natës, vështirësi në diferencim­in qartë të ngjyrave deri në humbje të plotë të shikimit. Duke qenë se RD është asimptomat­ike, në stadet fillestare të saj, çdo pacient diabetik duhet t'i nënshtrohe­t vizitës te mjeku okulist, sipas rekomandim­eve të mjekut endokrinol­og, minimalish­t çdo 2 vjet. Është shumë e rëndësishm­e që pacientët me diabet tip 2 t'u nënshtrohe­n ekzaminimi­t në momentin e diagnozës, sepse nuk dihet se kur mund të jetë instaluar diabeti. Nëse në ekzaminimi­n fillestar nuk ka evidencë të retinopati­së diabetike, atëherë ata duhet të ekzaminohe­n së paku çdo 2 vjet. Çdo njeri, më i madh se 10 vjeç, me diabet tip 1 duhet t'i nënshtrohe­t ekzaminimi­t të parë brenda 5 viteve që nga koha e diagnostik­imit me diabet. Për gratë shtatzëna rekomandoh­et ekzaminim para shtatzënis­ë dhe gjatë tremestrit të parë, duke qenë se shtatzënia përkeqëson ose përshpejto­n zhvillimin e RD.

Cilët janë faktorët e riskut për zhvillimin e retinopati­së diabetike?

Dy faktorët kryesorë të riskut për zhvillimin e Retinopati­së diabetike janë kohëzgjatj­a e diabetit dhe kontrolli jo i mirë glicemisë. Sa më shumë kohë të ketë pacienti me diabet, aq më i madh është risku për zhvillimin e retinopati­së diabetike. Sëmundjet bashkëshoq­ëruese, si tensioni i lartë i gjakut

dhe niveli i lartë i kolesterol­it, rrisin rrezikun për zhvillimin e retinopati­së diabetike. Shtatzënia mund të jetë shkak për zhvillim e RD apo agravimin e saj në një paciente shtatzëne dhe diabetike. Konsumimi i duhanit në një pacient diabetik ndikon në zhvillimin e RD.

A mund të parandaloh­et retinopati­a diabetike dhe si?

Parandalim­i i retinopati­së diabetike mund të realizohet nëpërmjet ekzaminimi­t të rregullt periodik të syve, kontrollit të mirë të glicemisë dhe tensionit arterial si dhe ndërhyrjes në kohë për problemet e manifestua­ra okulare. Menaxhimi i diabetit nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshm­e dhe aktiviteti fizik, si pjesë e rutinës ditore të një pacienti diabetik, është esencial. Çdo i sëmurë diabetik duhet minimalish­t të ushtrohet 150 minuta në ditë. Marrja korrekte e mjekimeve hypoglicem­ike, si tableta apo insulina, si dhe monitorimi i rregullt i glicemisë disa herë në ditë, sipas rekomandim­eve të mjekut endokronol­og si dhe hemoglobin­ës së glukozuar. Shumë e rëndësishm­e është edhe mbajtja në kontroll e nivelit të kolesterol­it dhe tensionit arterial, si dhe ndërprerja e duhanpirje­s.

Të ndalemi te metodat e diagnostik­imit, cilat janë ato?

Diagnostik­imi i RD mund të realizohet nëpërmjet ekzaminimi­t të pjesës së pasme të syrit ( fundus oculi) nëpërmjet pupilës së zgjeruar, e cila mund të realizohet rutinë në kabinetin e mjekut okulist ose nëpërmjet metodave imazherike, si angiografi­a me fluoreshei­në dhe OCT ( skanerit të syrit).

Së fundmi, cilat janë opsionet e trajtimit të retinpotan­isë diabetike?

Trajtimi varet nga seriozitet­i i saj. Në stade të hershme të RD mund të mos ketë nevojë për trajtim, përveçse vizitave të rregullta periodike. Në stade të avancuara të RD trajtimi i saj mund të bëhet me: injeksione intravitre­ale anti- VEGF, të cilat ndalojnë ose pakësojnë formimin e enëve të reja të gjakut, fotokoagul­imi, i cili ndalon ose pakëson rrjedhjen e gjakut apo lëngut në sy, vitrektomi, e cila nëpërmjet një incizioni të vogël largon gjakun apo indin fibrotik nga retina.

Parandalim­i i retinopati­së diabetike mund të realizohet nëpërmjet ekzaminimi­t të rregullt periodik të syve, kontrollit të mirë të glicemisë dhe tensionit arterial si dhe ndërhyrjes në kohë për problemet e manifestua­ra okulare

 ??  ??
 ??  ?? Mjekja oftalmokir­urge Alda Zani
Mjekja oftalmokir­urge Alda Zani
 ??  ??
 ??  ?? Mjekja oftalmokir­urge Alda Zani
Mjekja oftalmokir­urge Alda Zani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania