Panorama (Albania)

Zbardhet vendimi: nga pendesa, depresioni te shëndeti i babait, ja çfarë e liroi nga burgu Doklen

Shërbimi i Provës dhe drejtori i Burgut dorëzuan raporte, sipas të cilave Dokle ishte penduar thellë dhe kishte sjellje të mirë

- BLEONA METUSHI

Gjendja shëndetëso­re e babait dhe e vetë Endrit Dokles ka bërë që Gjykata e Krujës të vlerësonte se kemi të bëjmë me një rast të "jashtëzako­nshëm", që i jepte të drejtën të kërkonte lirinë me kusht. Nga ana tjetër, raportet pozitive të Shërbimit të Provës dhe drejtorit të Burgut të Fushë- Krujës, sipas vendimit të zbardhur të Gjykatës së Krujës, i kanë dhënë një dorë të mirë drejtë lirisë, ish- anëtarit të Bandës së Durrësit. Gjykata, në vendimin e saj, ka cituar një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetues­e dhe asaj të Strasburgu­t, ndërsa sa u takon viteve të vuajtura, ka vlerësuar të zbatojë ligjin që ka qenë në fuqi kur Dokle është dënuar. Sipas këtij ligji, mjafton që i dënuari të ketë vuajtur 25 vite burg dhe të ndodhet në kushte të jashtëzako­nshme, në mënyrë që të përfitojë lirinë me kusht. "Kur ligji i kohës, kur është kryer vepra penale, dhe ligji i më vonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj, dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale", shkruhet në një nga vendimet e Gjykatës Kushtetues­e, të cituara në vendim. Shërbimi i Provës dhe drejtori i Burgut shkruajnë në raportet e tyre, se i dënuari është penduar, nuk ka ndonjë shkelje dhe është riintegrua­r. "Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij, janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetim­in e një situate të tillë", shkruhet në raportin e Shërbimit të Provës.

RAPORTI I DREJTORIT TË BURGUT

Gjatë gjykimit të çështjes, Gjykata në shqyrtimin e kësaj kërkese penale mori dhe shqyrtoi aktet shkresore të sjella zyrtarisht nga Institucio­ni i Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale Fushë- Krujë, përfshirë dhe raportin më datë 18.11.2019 i lëshuar nga Drejtori i IEVP, Fushë- Krujë, ku sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit, për të dënuarin Endrit Dokle, e përpiluar në datën 05.11.2019, ka rezultuar se kërkuesi ka kryer gjithsej 25 vjet 6 muaj e 10 ditë burgim. Sipas raportit mbi të dënuarin Endrit Dokle me numër ekstra protokolli, datë 18.11.2019 në referim të nenit 31/ 6, të ligjit numër 8331, datë 21.04.1998, për ekzekutimi­n e vendimeve penale, ndryshuar me ligjin numër 10024, datë 27.11.2008, është paraqitur raporti i drejtorit me shkrim, që i përket të dënuarit Endrit Dokle, ku rezulton si më poshtë se: I dënuari, për sa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale, gjendja fizike dhe psikologji­ke e të tij është jo e mirë. Sjellja e tij në institucio­nin tonë, e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale, është shumë e mirë. Në mbështetje të të gjitha vlerësimev­e të përpiluara për kërkuesin Endrit Dokle, komisioni i vlerësimit ka relatuar se kërkuesi ka sjellje korrekte dhe shumë të mirë, si me bashkëvuaj­tësit, edhe me personelin e institucio­nit ku ai ka vuajtur dënimin, nuk është konstatuar asnjëherë pjesëmarrj­e e tij në akte apo veprimtari, të cilat cenojnë sigurinë në institucio­n, nuk ka pasur tentativë të largimit nga vendi i qëndrimit apo dhe nga institucio­ni ku ka qëndruar së fundmi pra, pranë IEVP FushëKrujë, ku që prej datës 29.08.2014, është pranuar pranë këtij institucio­ni. "NUK KA SHKELJE"

Gjithashtu, kërkuesi Endrit Dokle nuk ka kryer dhe nuk është përfshirë në aktivitete që bien në kundërshti­m me Rregullore­n e Përgjithsh­me të Burgjeve, si dhe me rregullore­n e brendshme të Institucio­nit. Është i përfshirë në organikën e punës në institucio­n, punë të cilën e ka kryer me korrektësi dhe ka marrë pjesë në veprimtari­të më sportive dhe kulturore dhe është aktiv dhe bashkëpunu­es në programet terapeutik­e si në seancat individual­e dhe ato në grup. Vizitat dhe kontaktet me familjen janë të rregullta, marrëdhëni­et janë shumë të mira dhe të qëndrueshm­e, duke gjetur mbështetje emocionale dhe materiale tek ata. Nuk ka përfituar leje shpërblyes­e është trajtuar me leje të veçantë për arsye të vdekjes së nënës së tij, leje e cila është dhënë me shoqërim nga forcat e Policisë.

SHËRBIMI I PROVËS

Gjykata, në zbatim të nenit 31/ 6, të ligjit 10024, datë 27.11.2008, për ekzekutimi­n e vendimeve penale, ka thirrur Shërbimin e Provës Krujë për përgatitje­n e Raport- vlerësimit për kërkuesin ( të dënuarin) Endrit Dokle. Referuar raportit të vlerësimit përgatitur nga Zyra Vendore Krujë, me nr. 612/ 2 prot, datë 02.12.2019, nga analizimi i disa elementeve, si dokumentac­ioni i ardhur nga IEVP Fushë- Krujë, intervista­t e kryera me kërkues të dënuarin Endrit Dokle, si dhe me familjarë të tij, babai dhe të afërm, e me anëtarë të komuniteti­t ku jeton familja e tij, si dhe duke vlerësuar kushtet e banimit, arsimin, trajnimin dhe punësimin e tij, gjendjen e tij ekonomike, marrëdhëni­et e tij me familjen, gjendjen shëndetëso­re, sjelljen e të dënuarit, reagimin e tanishëm për veprën penale ku ai shfaq pendesë për gjithçka ka ndodhur, duke u shprehur se ato kanë qenë vitet në të cilat ka gabuar më shumë në jetën e tij. Gjithashtu, duke vlerësuar elemente të tjera, si rrezikshmë­rinë e të dënuarit për përsëritje­n e veprave penale, në të cilën sipas raportit të vlerësimit është theksuar si më poshtë se: Nga vlerësimi në tërësi i rrethanave, si dhe faktin se kalimi i një kohe të gjatë brenda ambienteve të IEVP- së duket se ka ndryshuar dhe ka përmirësua­r normat e sjelljes në shoqëri të të dënuarit, dhe se janë kushtet e ndryshimit të personalit­etit të individit të dënuar dhe ndryshimit të lidhjes midis individit si subjekt përgjegjës dhe individit që ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke ndikuar në rrezikshmë­rinë e tij. Për rrjedhojë, interesi për ndëshkimin e veprave penale duhet të vendoset në proporcion të drejtë, me qëllimin riedukues të zbatimit të dënimit alternativ. Gjithashtu, në vlerësimin e tij, Shërbimi i Provës ka trajtuar dhe stilin e jetesës, të menduarit dhe sjelljen e kërkuesit Endrit Dokle, si dhe marrëdhëni­et me familjet e viktimave.

PËRFUNDIME­T

Në raportin e vlerësimit, lidhur me kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle, për lirimin para kohe me kusht, në konkluzion­e dhe rekomandim­e, Zyra Vendore Krujë ka relatuar si më poshtë: Kërkuesi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, ka dëshmuar me qëndrimin e tij të mirë, se gjatë periudhës që ai ka kaluar në IEVP, është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrim­in e tij në shoqëri. Si arsye të veçantë ka ngritur gjendjen jo të mirë të babait të tij, si dhe nevojën për t` iu dhënë një mundësi që të jetojë pranë familjes periudhën e mbetur të jetës së babait të sëmurë. Vlen të theksohet se babai i tij është në një gjendje të rëndë shëndetëso­re, infarkt inferior i kaluar dhe Kardiopati ishemike. Vetë i dënuari Endrit Dokle, për shkak të viteve të shumta në izolim, stresit të kaluar, të fatkeqësis­ë së vdekjes së nënës, pamundësis­ë për t'i qëndruar pranë babait dhe ndjenja e fajit, kanë ndikuar në gjendjen e tij shëndetëso­re, vërtetuar nga mjeku psikiatër dhe kartela klinike në burg. Prania e Endrit Dokles pranë familjes, do ta ndihmonte sa

Kërkuesi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka dëshmuar me qëndrimin e tij të mirë, se gjatë periudhës që ai ka kaluar në IEVP, është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrim­in e tij në shoqëri. Si arsye të veçantë ka ngritur gjendjen jo të mirë të babait të tij, si dhe nevojën për t` i dhënë një mundësi që të jetojë pranë familjes periudhën e mbetur të jetës së babait të sëmurë. Vlen të theksohet se babai i tij është në një gjendje të rëndë shëndetëso­re, infarkt inferior i kaluar dhe kardiopati ishemike

Vetë i dënuari Endrit Dokle, për shkak të viteve të shumta në izolim, stresit të kaluar, të fatkeqësis­ë së vdekjes së nënës, pamundësis­ë për t'i qëndruar pranë babait dhe ndjenja e fajit, kanë ndikuar në gjendjen e tij shëndetëso­re, vërtetuar nga mjeku psikiatër dhe kartela klinike në burg. Prania e Endrit Dokles pranë familjes do ta ndihmonte sadopak babanë e tij për të kaluar këtë situatë të vështirë nga ana shëndetëso­re, por edhe psikologji­ke. Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetim­in e një situate të tillë.

Shërbimi Provës: Dokle reflekton brejtje të ndërgjegje­s "Me punën e tij do të jetë mbështetje ekonomike për familjen"

dopak babanë e tij për të kaluar këtë situatë të vështirë nga ana shëndetëso­re, por edhe psikologji­ke. Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij, janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetim­in e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegje­s për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari Endrit Dokle ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar. Ka marrë pjesë në aktivitete rehabilitu­ese dhe është pjesë e organikës së punës në IEVP. Merr pjesë në biseda të lira sociale, si dhe në veprimtari fetare dhe kulturore. Ka qenë pjesëmarrë­s aktiv në aktivitete që Shërbimi i Provës ka zhvilluar në bashkëpuni­m me administra­tën e IEVP, me qëllim njohjen e të dënuarve që janë në prag të Lirimit me Kusht, me Institucio­nin e Shërbimit të Provës. I gjithë ky aktivitet dhe kjo pjesëmarrj­e në këto aktivitete rehabilitu­ese janë të bazuara në vlerësimet e sjelljeve të IEVP- së. Nga vërtetimi i gjendjes Gjyqësore nr. 07, datë 01.11.2019, rezulton se është dënuar për veprat penale, për të cilën vuan dënimin.

PUNA Pozitiv është fakti se i dënuari ka siguruar një deklaratë punësimi, për ta punësuar pranë një biznesi privat. Sipas deklaratës të lëshuar prej administra­torit { xxx}, ai merr përsipër punësimin si punëtor të Endrit Dokles. Të pasurit e një pune të përhershme, me kohë të plotë është një faktor pozitiv dhe shumë domethënës gjatë periudhës së rehabiliti­mit të këtij të dënuari, një marrëdhëni­e që garanton elemente pozitive të sjelljes sociale të të dënuarit, por dhe të asaj familjare, duke qenë se me punën e tij Endrit Dokle do të jetë dhe një mbështetje ekonomike për familjen e tij. Duke qëndruar pranë familjes, ai do të kontribuoj­ë në përmirësim­in e gjendjes ekonomike, duke përmbushur rolin e tij si djali i familjes, elemente thelbësore këto në procesin e riintegrim­it të tij në shoqëri. I dënuari ka mbështetje­n e të gjithë familjarëv­e dhe miqve të tij, nga ana emocionalo- psikologji­ke, për të përballuar vështirësi­të që pasojnë periudhën e paslirimit.

RREZIKSHMË­RIA Rrezikshmë­ria e të dënuarit për përsëritje­n e veprës penale nuk është e lartë, vihet re përgjegjsh­mëri dhe pendesë për veprimin në të cilin është përfshirë. Ai shprehet se vuajtja e dënimit për këtë vepër, i ka shërbyer më së miri për të qenë më i kujdesshëm dhe më i përgjegjsh­ëm në zgjedhjen e veprimeve që kryen në jetë. Kjo është arsyeja që të krijon bindjen se vuajtja e pjesës së mbetur të dënimit, në një periudhë prove të kushtëzuar, pranë familjes dhe komuniteti­t që ka shprehur vullnetin për ta mirëpritur, do ndihmonte dhe do të kishte një ndikim pozitiv në këtë proces rehabilitu­es dhe risocializ­ues, proces ky që do të ndiqet dhe mbikëqyret, bazuar në procedurat përkatëse ligjore nga ZVSHP përkatëse.

VENDIMI I GJYKATËS Për sa u parashtrua më lart, Gjykata, pasi mori në shqyrtim kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle, dokumentac­ionin e sjellë nga IEVP Fushë- Krujë, përcjellë me shkresë nr. 4264 prot, datë 08.11.2019, referuar raportit të përpiluar nga drejtori i Institucio­nit, mbështetur në provat shkresore të sjella nga pala kërkuese, Endrit Dokle, që dokumentoj­në arsyet e veçanta ku përfshihet gjendja familjare e tij, gjendjen e rënduar shëndetëso­re të babait të tij, si dhe problemet e tij shëndetëso­re të dokumentua­ra me kartelën klinike nr. 1285, që disponon IEVP Fushë- Krujë për këtë të dënuar, si dhe bazuar në konkluzion­et e arritura nga Zyra Vendore Krujë në raportin e saj të vlerësimit për të dënuarin, Endrit Dokle, Gjykata, në mbështetje të nenit 65 të Kodit Penal, çmon se kërkesa e të dënuarit Endrit Dokle, është e bazuar në ligj dhe prova dhe si e tillë duhet të pranohet. Përfundimi­sht, Gjykata gjykon të pranojë kërkesën, duke u shprehur për lirimin para kohe me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, duke e vënë në provë për një periudhë kohore prej 5 ( pesë) vitesh. Gjithashtu, referuar rekomandim­eve të dhëna nga Shërbimi Provës Zyra Vendore Krujë, Gjykata në zbatim te "Masave ndaj të dënuarit të vënë në provë" vendosi që të aplikojë nenin 60, pika 9, dhe pika 10 të Kodit Penal, duke detyruar kërkuesin Endrit Dokle, të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht të dënuar apo bashkëpunë­torë të veprës penale dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

 ??  ?? Endrit Dokle
Endrit Dokle
 ??  ??
 ??  ?? Gjyqtarja Enkeleida Hoxha
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha
 ??  ?? ENDRIT DOKLE
ENDRIT DOKLE
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krujës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Krujës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania