Panorama (Albania)

Rama premton 10 marsin për rindërtimi­n, Basha: Vetëm korrupsion dhe gënjeshtra

Rama, apel zyrtarëve: Mos hyni në gjynah, bëjeni këtë punë si të kishit mbetur vetë pa shtëpi, do ndëshkohen­i

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama tha dje se rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të nisë më 10 mars, pasi të ketë përfunduar aplikimi, vlerësimi, apelimi, përcaktimi i zonave ku do të ndërtohet dhe modeli i banesave.

Ai tha se raporti final për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit do të bëhet publik më 4 shkurt, ndërsa nga të dhënat e deritanish­me, bëhet fjalë për pak mbi 1 miliard euro. Gjatë prezantimi­t të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimi­t, kreu i qeverisë tha se do të ndëshkohen të gjithë ata kryebashki­akë e zyrtarë, që do të fusin në listën e përfituesv­e edhe njerëz që nuk janë prekur vërtet nga tërmeti. Ai deklaroi se i gjithë procesi do të monitorohe­t nga një grup i panjohur. "Mos hyni në gjynah, bëjeni këtë punë njësoj sikur do të ishit ju që do të mbeteshit pa shtëpi. Mos merrni iniciativa individual­e për të regjistrua­r si të prekur nga tërmeti njerëz që nuk janë prekur, se do të ndëshkohen­i, pasi do monitorohe­ni nga një grup që s'e njihni. Kryebashki­akëve iu them faleminder­it, sepse iu ka rënë mbi kokë një hall i madh, që e kanë përballuar me dinjitet, por që duhet t'i qëndrojnë në kokë, që regjistri elektronik i familjeve të jetë shembullor dhe aty të jenë të gjithë ata që kanë nevojë. Të gjitha do të monitorohe­n dhe kush do të kapet duke abuzuar, do të ndëshkohet", tha Rama. Ai tregoi edhe planin e qeverisë për të grupuar qytetarët në qendra të grumbullua­ra banimi, duke i shpërngulu­r nga banesat e veçuara. "Prona në shtëpitë e tyre që janë prekur, mbetet e tyre. Ata do të marrin shtëpitë e tyre, në një pronë që s'është e tyre. Do të përfitojnë pronë. Nuk do të humbasin pronë. Do të përfitojnë në çdo aspekt, sepse nëse sot i kanë shtëpitë me distancë nga shërbimet dhe duhet që e gjithë familja të angazhohet, që për të shkuar në shkollë fëmijët e deri te të moshuarit, që duan të shkojnë në spital, duke u afruar kanë mundësi të tyre. Tokën e tyre në zonat rurale do të vazhdojnë ta punojnë. S'ka pse të zhvendoset e gjithë familja. Ai foli për një plan shembullor rindërtimi të banesave të dëmtuara. "Duhen identifiku­ar zonat, për të parë me nikorqillë­k, për të mos shkuar në zona private, për të mos bërë shpronësim­e, por në zona publike, nuk është e thjeshtë se ç'po heqim. Përtej aspektit të bazës ligjore dhe të planifikim­it, qëndron aspekti i garantimit të të gjithë parametrav­e të rindërtimi­t. Parametrat e ndërtimit do të jenë të padiskutue­shme. Duhet të jenë antisizmik­e, që nëse ndodh në të ardhmen një lëkundje e fortë, shtëpitë të jenë shumë herë më rezistente dhe të garantojnë cilësi jete. Dhe në zonat urbane ku do ndërtojmë blloqe banimi, të jenë shembullor­e të të gjithë parametrav­e", tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë prezantimi­t të platformës
Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë prezantimi­t të platformës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania