Ahmetaj: Të dëmtuarit të aplikojnë brenda 30 ditëve

"Qytetarët shkojnë në zyrën e bashkisë, bashkia bën aplikimin online"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, u bëri thirrje qytetarëve që kanë pësuar dëme në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, të nisin procedurën e aplikimit për rindëritim­in e banesave pas datës 29 janar. Ai ka sqaruar se aplikimi do të nisë të mërkurën, më datën 29 janar, dhe do të zgjasë 30 ditë. Mes të tjerave, Ahmetaj, ministri i Rindërtimi­t, u ka dhënë ' urdhër' të gjitha bashkive të prekura nga tërmeti, që të hapin zyra për të pritur qytetarët, por detyrë e tyre është për të shkuar dhe për t'i gjetur ato dhe për të bërë aplikimin, duke qenë se ka banorë që jetojnë ende në çadra, apo që kanë humbur familjarët e tyre. "Nga e mërkura, do duhet të ketë në çdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë te ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetëdeklar­imin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11: 00 për procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën dhe sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administra­tive do e marrë me shkrim, njësia administra­tive e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentac­ionin vetë, atëherë do t'ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar. Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. Për 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S'ka të bëjë në sa ka ose jo akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimi­t dhe s'kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruk­sioni. Sistem pikëzimi, banesat më prioritare. Bëhet në mënyrë automatike", tha Ahmetaj. Sipas tij, më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë antisizmik­e euro kod. 7- 10, njësitë e autorizuar­a do të hapin prokurimet për njësitë individual­e. Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimi­t të platformës online për rindërtim ka dhënë shifra zyrtare sa u përket banorëve që janë akomoduar me qira, inspektimi­t të godinave apo lejeve të ndërtimit. "Janë 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtu­ar. 10150 banorë të akomoduar me qira. Rreth 48 mijë banesa të inspektuar­a, po vijon procesi. Janë identifiku­ar 35 sajte, në 10 bashkitë, ku do jenë zonat për zhvillim", tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj, dje gjatë prezantimi­t të platformës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.