Panorama (Albania)

Tërmeti, Basha: Rama, vetëm korrupsion dhe gënjeshtra

"Nuk ka asnjë hetim serioz për krimin shtetër or në Thumanë"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzon Kryeminist­rin se pas tërmetit ka bërë vetëm korrupsion dhe nuk u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Nëpërmjet një statusi në "Facebook", Basha bëri dje një bilanc të atyre që ai i quajti dështime të qeverisë, dy muaj pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur. Sipas kreut të selisë blu, kKryeminis­tri Rama ende s'ka nxjerrë një faturë reale të dëmeve të shkaktuara, ndërkohë që shumë familje po kalojnë temperatur­at e ulëta në çadra. "Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimt­ar të objekteve të pabanueshm­e dhe të dëmtuara. Sot ka ende mijëra familje që i kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti. Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën, për të marrë bonusin e qirasë. Sot ka mijëra qytetarë, të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi janë futur në banesat e dëmtuara, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve. Sot, fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetëso­re për shkak të kushteve të vështira, në të çilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive", shkroi Basha. Po ashtu, ky i fundit akuzon kreun e qeverisë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndihmuar bizneset në qytetin e Durrësit, të cilët sipas tij ndodhen në kushte të vështira financiare. "Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti. Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë. Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit. Nëse 150 milionë dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishte strehuar në banesa me qira çdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit. Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja", vijoi Basha. Akuzat, kreu i selisë blu nuk i kurseu në postimin e tij as për Prokurorin­ë. Sipas Bashës, ndonëse kanë kaluar 60 ditë në Thumanë, nuk ka asnjë hetim serioz nga Prokuroria për të vënë para drejtësisë zyrtarët e shtetit që lejuan qytetarët të futeshin në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit. "Ndërkohë, për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës. Çdo ditë dështimi dhe mashtrimes­h është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbje­n ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve", shkroi Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania