Panorama (Albania)

Tabaku: Korrupsion­i merr 1.2 miliardë euro çdo vit

-

Ish- deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, akuzoi dje qeverinë se në 6 vite qeverisje ka rritur nivelin e korrupsion­it, duke e bërë atë më të lartin në rajon. Taksa iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tabaku shkroi në "Facebook" se në 6 vite janë abuzuar 5.9 miliardë euro, zëri kryesor në këtë aspekt sipas Tabakut janë tenderët. "Sakaq, tenderët zënë 1/ 3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tenderë jepen pa garë, ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsion­it sipas të gjitha raporteve ndërkombët­are. Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsion­in më të lartë në rajon. Kostoja e korrupsion­it sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë, shkolla e spitale, korrupsion­i po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët", shkroi Tabaku. Ndërkohë, ajo tregoi se cilat masa mund ta ndryshojnë 180 gradë situatën ekonomike dhe të korrupsion­it. "Taksat e ulëta, heqja e burokraciv­e të parëndësis­hme, zbatimi i ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsion­it", përfundoi Tabaku.

 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania