Panorama (Albania)

Në Thumanë, aty ku banorët janë lënë në harresë

Banorët: Nuk mund të largohemi, kemi bagëtitë këtu

-

Edhe pse kanë kaluar dy muaj pas tërmetit shkatërrue­s 6.4 ballë që goditi vendin tonë, situata mbetet ende e rënduar në Thumanë. Duket se aty asgjë nuk ka ndryshuar që prej 26 nëntorit të 2019s. Rrugët janë plot inerte nga shembja e shtëpive dhe pallateve, banorët janë shumë të paktë, ndërsa në shtylla mbeten ende lajmërimet për ceremonitë mortore të personave që tërmeti u morri jetën. Ata pak banorë që kanë mbetur ndihen të braktisur. "Nuk jetohet si kafshë në çadër, më mirë të na vrasin. Gjithë kohën duke ngrirë së ftohti në çadër. Ndihemi si në shkretëtir­ë, kaq, kemi marrë fund", shprehet një banore. Edhe ata banorë që po qëndrojnë në Thumanë, renditin arsye të forta. "Kam gjënë e gjallë, s'mund të ikim, këtu vjedhin. Nuk jemi larguar, po rrimë në çadër", shprehen ata. Problemet në këtë zonë të dëmtuar nga tërmeti nuk kanë fund, ende nuk kanë përfunduar ekspertiza­t e banesave, bonusin nuk e kanë marrë, ushqimet që u dërgohen sa vjen dhe janë më të pakta. "Këtë muaj njëherë, asgjë s'kanë bërë, asgjë nuk japin. Po rrimë rrugëve. Na kanë sjell ca mbeturina e i hodhën në kosh të plehrave, na kanë sjellë nga 1 kg vaj, sa për të mbyllur sytë e gojën dhe kaq. Fillimi qe i mbarë, na dhanë ndihma", shprehen më tej banorët. Këta të fundit, mësohet se janë të pakët në numër që vijojnë e banojnë në fshatin e tyre pas tërmetit shkatërrue­s që ndodhi orët e para të datës 26 nëntor të vitit të shkuar. Thumana ishte një nga fshatrat që u godit më rëndë dhe pësoi shumë viktima nga rënia e disa pallateve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania