Panorama (Albania)

Dy muaj nga tërmeti, banorët e Mirditës harrohen në çadra verore

Familja Lekgega tregon peripecitë e të jetuarit në çadër verore në mes të dimrit, fëmijët: Era e fortë i tund, na duket sikur bie tërmet

-

Pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë familje në fshatrat e Mirditës vijojnë të kenë si banesa të tyre çadrat.

Duke qenë se jetojnë në zonë malore, jetesa për ta është mjaft e vështirë në këto ditë, pasi temperatur­at gjatë natës zbresin nën zero. Në dy çadra verore jeton familja Lekgega me 9 anëtarë në zonën e Kthellës. Për të shkuar te familja e Besim Lekgegës, të duhet që të udhëtosh në këmbë mbi 1 orë nëpër një rrugë shumë të vështirë. Si çdo familje tjetër, familja e Besimit kërkon që t'i sigurohet një kontenier banimi për të kaluar dimrin, pasi jetesa në këto kushte, është shumë e vështirë. "Kjo banesë është e pabanueshm­e për ne, pasi është shkatërrua­r plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Kanë ardhur e kanë vlerësuar dhe na kanë thënë që të mos qëndrojmë brenda. Bashkia na ka sjellë dy çadra verore. Qëndrimi aty është shumë i vështirë, pasi është shumë ftohtë. Duke qenë se jemi zonë malore dhe jetojmë në mal, temperatur­at gjatë natës shkojnë disa gradë minus. Po ashtu, dhe era na rrezikon që t'i shkulë çadrat nga vendi. Kërkoj që ta na sjellin një kontenier për ta kaluar dimrin, pasi jemi në shumë vështirësi financiare dhe nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë vetë", thotë Besim Lekgega.

VËSHTIRËSI­TË

Por jetesa në çadra bëhet edhe më e vështirë për fëmijët, të cilët duhet të mësojnë në të ftohtë dhe në kushte aspak të përshtatsh­me. "Këtu është shumë ftohtë, sidomos gjatë natës, kur temperatur­at arrijnë në minus. Kemi shumë frikë se e i lëviz era çadrat dhe duket sikur po bie tërmet. E kemi shumë të vështirë të studiojmë, sepse kushtet nuk janë aspak të përshtatsh­me. Nuk ka ndriçim dhe është shumë hapësirë e vogël. Apeloj që të gjendet një zgjidhje për ne, pasi po bëjmë dy muaj në këtë gjendje. Nëse nuk kanë mundësi ta na ndërtojnë shtëpinë, të paktën të na sjellin një kontenier që mos ta ndjejmë shumë të ftohtin", thotë njëra nga vajzat e familjes Lekgega. Fjalët që fëmijët pëshpëriti­n më së shumti, janë se e kanë të pamundur të përballojn­ë temperatur­at e ulëta gjatë jetesës në çadër.

1 ORË PËR TË SHKUAR NË SHKOLLË

Si të mos mjaftonte vetëm mungesa e shtëpisë, për të shkuar në shkollë fëmijët duhet të ecin çdo ditë më shumë se një orë në këmbë.

Ata duhet të kalojnë edhe përmes një ure të shkatërrua­r që po ju rrezikon jetën. Fëmijët thonë se udhëtimi për ta është shumë i lodhshëm. "Po qe moti i keq, rrugën e bëjmë 1 orë e gjysmë, kur është mot i mirë, 1 orë. Është e vështirë, si nga ana fizike dhe nga ana mendore, kur shkojmë në shkollë, jemi të lodhur. Siç e shikoni dhe vetë, ura me dërrasa është shkatërrua­r, pasi dërrasat janë kalbur dhe është tepër e vështirë për të kaluar. Po rrezikojmë çdo ditë jetën në këtë urë, e cila është në këtë gjendje prej shumë vitesh dhe askush nuk merr masa. Ndihemi të braktisur në mes të malit nga shteti, pasi askush nuk i ka kthyer sytë nga kjo zonë", thonë nxënësit. Si shtëpia e familjes Lekgega, tërmeti ka kthyer në të pabanueshm­e edhe shumë banesa në Njësinë Administra­tive të Kthellës në Mirditë. Në këtë zonë kanë mbetur më të pamundurit, pasi një pjesë e familjeve janë larguar nga aty duke gjetur strehim në banesa më qira apo te të afërmit e tyre.

 ??  ?? Çadra ku jeton familja Lekgega
Çadra ku jeton familja Lekgega
 ??  ?? Banesa e prishur e Besim Lekgegës
Banesa e prishur e Besim Lekgegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania