Panorama (Albania)

Pasojat e tërmetit, të paralajmër­uara më herët nga specialist­ët

-

Specialist­ë të ndryshëm dhe persona të prekur nga tërmeti kanë ngritur pretendime se ndërtimet në Durrës nuk kanë qenë cilësore dhe për këtë, pasojat ishin edhe më të rënda. Nga ana tjetër, 3 pallatet e shkatërrua­ra në Thumanë të Krujës, ishin të vjetra dhe dëshmi nga fshati flasin se ato janë shpallur të pabanueshm­e që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, por sërish qytetarët vazhdonin të jetonin. Njëjtë si këto pallate, në Thumanë janë edhe disa të tjera, që janë të vjetra dhe kanë marrë dëmtime në dukje të parikuperu­eshme. Edhe për sizmologun grek, Efthymios Lekkas, dëmtimet u duhen atribuuar vetë ndërtimeve. Ndërkohë, tetë anëtarë të familjes Lala u shuan tragjikish­t, pasi nuk respektuan vendimin e ekipit të ekspertëve që kishin dalë në përfundimi­n se vila e tyre ishte e pabanueshm­e, pasi kishte lëvizur dhjetë centimetër që në tërmetin e shtatorit. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për pallatin "vrasës" në Thumanë, i cili gjithashtu ishte shpallur i pabanueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania