Panorama (Albania)

E shkuara penale, si PD ‘ shkarkoi’ bashkiakët e PS

Presidenti s’cakton datë zgjedhjesh për Shkodrën, Vorën e Durrësin

- Valdrin Pjetri Agim Kajmaku Mark Babani Qerim Ismailaj

Që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Demokratik­e ka ndërmarrë një aksion për denoncimin e kryebashki­akëve që dolën nga zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat selia blu dhe aleatët e saj nuk morën pjesë. Deri më tani opozita ka denoncuar 6, ndërsa rreth 10 të tjerë, sipas zyrtarëve të selisë blu janë duke u filtruar, pasi ka indicie se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit të kryebashki­akut. I pari që u denoncua nga PD- ja ishte Valdrin Pjetri në Bashkinë e Shkodrës. Ky i fundit nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminal­izimit një dënim të marrë në Itali rreth 20 vite më parë, kur ishte student. Kjo bëri që Pjetri të linte mandatin, ende pa u betuar para Këshillit Bashkiak. Kështu, në Shkodër vijon të drejtojë Voltana Ademi e Partisë Demokratik­e. I dyti që “ngeci” në rrjetën e PD- së ishte kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Edhe Kajmaku, sipas dokumentev­e të një gjykate greke të siguruara nga PD- ja, ishte dënuar në Greqi shumë vite më parë për shpërndarj­e dhe prodhim të kartëmoned­have falco. Edhe Kajmaku nuk e kishte deklaruar këtë dënim në shtetin fqinj në formularin e dekriminal­izimit. Kryebashki­aku për pak muaj i Vorës tentoi të mohonte akuzat, por pas verifikimi­t të

Prokuroris­ë rezultoi se dënimi ishte i vërtetë dhe mandatin ia hoqi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sot Kajmaku është në kërkim nga drejtësia. Pas tyre, lupa e selisë blu zbuloi parregulls­i edhe për kryebashki­akun e Vaut të Dejës, Mark Babani; atë të Matit, Agron Malaj; atë të Mallakastr­ës, Qerim Ismailaj; dhe së fundmi edhe kryebashki­akun e Hasit, Liman Morina. Megjithatë, që të gjithë këta vijojnë të jenë në krye të detyrës si kryetarë bashkie, pasi Prokuroria po vijon hetimet. Numri dy i PD- së, Gazment Bardhi, akuzoi organin e Akuzës se nuk ka vullnet për të parë me prioritet rastet e denoncuara prej tyre. Ndërkohë, momentalis­ht tri bashki të Shqipërisë nuk kanë kryetar. Në Shkodër vijon të drejtojë kryetarja e PD- së, Voltana Ademi, në Vorë nënkryetar­i dhe në Durrës pas dorëheqjes së Valbona Sakos drejton nënkryetar­i. Në një situatë normale, kreu i shtetit duhet të kishte nxjerrë dekretet për zgjedhjet e pjesshme, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Presidenti Ilir Meta nuk i njeh zgjedhjet e zhvilluara më 30 qershor të vitit të kaluar. Vetë presidenti Meta është shprehur se ka çështje më të rëndësishm­e përpara zgjedhjeve të pjesshme në këto bashki.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania