PD: Gati ta përfundojm­ë Reformën që më 15 shkurt

Tryeza e OSBE pa opozitën, Bardhi: Të mos dëmtohet konsensusi

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

ODIHR- it. Pastaj, nëse ambasadori organizon një tryezë ku vendos të mos ftojë opozitën, do të duhet të pyetet për arsyet që kanë diktuar një vlerësim të tillë. Unë as nuk zhgënjehem, as nuk surprizohe­m nga veprimi i asnjë ambasadori. Secili prej tyre është i lirë të marrë vendimet që i gjykon si më të arsyeshme. E rëndësishm­e është që askush të mos dëmtojë procesin konsensual dhe gjithëpërf­shirës të realizimit të Reformës Zgjedhore. Dialogu ka qenë kryefjala e ndërkombët­arëve, opozita e hodhi hapin për të propozuar një mekanizëm gjithëpërf­shirës dhe kjo formulë nuk do të duhet të dëmtohet nga askush.

Këshilli Politik ka lënë si afat të fundit për të mbyllur Reformën Zgjedhore datën 15 mars. Mendoni se do ta arrini?

Nëse do të jetë vetëm në dorën e opozitës, për ne procesi do të përfundojë që më 15 shkurt. Ka pasur dhe vijon të ketë një tendencë nga pala tjetër për të zvarritur Reformën Zgjedhore. Nëse maxhoranca dhe qeveria vijon të zvarrisë këtë proces për ta çuar përtej afatit të caktuar, do të demaskohet në mënyrë të pakundërsh­tueshme përballë opinionit publik dhe ndërkombët­arëve. Kemi thënë edhe në të kaluarën që ka të dhëna dhe indicie të plota, se interesi i qeverisë është që të bllokojë procesin e integrimit për shkak edhe të mekanizmav­e kontrollue­s që hynë në lojë pas çeljes së negociatav­e.

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore keni nisur një tur takimesh me strukturat. Në këto takime keni përmendur Reformën Territoria­le, që sipas jush është e dështuar dhe e keni prioritet për ta ndryshuar. Do kërkoni ta bëni pjesë të kësaj tryeze këtë problem?

Kjo do të varet nga kalendari i punës që do të ketë Këshilli Politik. Ajo që unë mund të konfirmoj është që harta territoria­le u konceptua jo si një hartë administra­tive, por si një hartë politike. Dhe ato probleme po i hasin sot qytetarët shqiptarë. Ka zona të tëra në Shqipëri, ku qytetarët nuk marrin asnjë shërbim nga qeverisja lokale. Kjo tregon që Reforma Territoria­le e miratuar nga PS- ja në mënyrë të njëanshme për qëllimet politike, ka dëmtuar interesin publik. Angazhimi ynë është që Reforma Territoria­le të mbetet një nga tri prioritete­t e PD- së.

Tryeza 4- palëshe e Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.