Panorama (Albania)

Gjonaj kërkoi hetim penal për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Opozita thërret ministren në interpelan­cë për burgjet

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, disa ditë pas vendimit për lirimin e Endrit Dokles, e ka konsiderua­r si skandaloz dhe kërkoi nisjen e procedurav­e të shkarkimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Edhe më herët, tha Gjonaj dy javë më parë, kemi ngritur shqetësimi­n për gjyqtaren në fjalë, duke rikujtuar edhe vendimin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Genc Tafili. Gjonaj shtoi se në datën 15 janar i është drejtuar KLGJsë për pezullimin e gjyqtares. "Si rezultat i shkeljeve të konstatuar­a dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmëri­në dhe objektivit­etin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar: I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhersh­ëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtare, me qëllim mostolerim­in e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe punën e përkushtua­r të institucio­neve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës", tha dje Gjonaj. Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj tha se kishte kërkuar hetimin penal të gjyqtares dhe përshpejti­m të procedurav­e të rivlerësim­it në kuadër të vetingut. Ndërkohë, me anë të një shkrese të bërë publike dje, disa deputetet të Kuvendit, kanë kërkuar thirrjen në interpelan­cë urgjente të ministres, ku pritet të diskutohet gjendja në sistemin e burgjeve.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania