Panorama (Albania)

Itali, shqiptari i dënuar për drogë vritet në derë të shtëpisë

-

Një shqiptar i identifiku­ar si Gentian Kasa, u vra dje në kryeqyteti­n e Italisë, Romë, ndërsa mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka dyshime të tjera për larje hesapesh. “Ilmessagge­ro” shkruan se trupi i 45- vjeçarit u gjet në tokë ngjitur me një “Toyota Grey” të parkuar. Nga të shtënat me armë, plumbat shpuan edhe dy makina të parkuara. Shqiptari kishte precedentë penalë dhe kishte disa vite në burg. Teksa mbrëmjen e shkuar duhej të rikthehej në qeli, vrasësi ishte duke e pritur atë afër shtëpisë ku banon edhe familja e tij. “Hetuesit e Policisë po përpiqen të rindërtojn­ë orët e fundit të viktimës, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që kishte. Menjëherë pas vrasjes, në vendin e ngjarjes mbërriti vëllai i viktimës, një 20vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë”, shkruan “Ilmessagge­ro”. Hetuesit mendojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve kriminale, vazhdon me tej media italiane. “Për të kuptuar ekzekutimi­n e ftohtë, duhet të mbahet mend se zonat e Tufello dhe San Basilio janë epiqendra e trafikimit të paligjshëm për një kohë të gjatë. Hetimet kanë zbuluar krimin e nëndheshëm, i drejtuar nga kriminelë të fuqishëm shqiptarë. Atje jetojnë “kokat” e trafikut, organizato­rët dhe dhjetëra shpërndarë­s rruge, të gatshëm për të shitur doza kokaine, hashashi dhe marijuane”, shkruhet në shkrim.

 ??  ?? Vendi i ngjarjes në Itali
Vendi i ngjarjes në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania