Panorama (Albania)

Kokaina në Greqi, Policia shqiptare: Identifiku­am anëtarët dhe rolet në grup

“Policia shqiptare dha ndihmesë dhe kontribut në identifiki­min e personave të organizatë­s, roleve të tyre individual­e”

-

“Kontribuua­m në identifiki­min e anëtarëve të grupit kriminal”, njoftoi dje Policia e Shtetit në lidhje me operacioni­n e zhvilluar në Greqi tri ditë më parë, ku u arrestuan dhe disa shqiptarë.

Sipas burimeve zyrtare, ky ishte një nga operacione­t më të mëdha të zhvilluara për goditjen e grupeve kriminale që bashkëvepr­ojnë për të sjell nga Karaibet në Europë sasi të konsiderue­shme lënde narkotike, kokainë. Sipas mediave greke, në pranga gjatë këtij operacioni ranë 8 persona, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit nuk bëri të ditur emra apo numrin e shqiptarëv­e të arrestuar. “Kjo është një nga çështjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërje­n e një organizate kriminale, që ka transportu­ar në mënyrë sistematik­e, sasi të konsiderue­shme kokaine nga Karaibet në Europë dhe Afrikën VeriPerënd­imore. Gjatë konferencë­s për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis, tha: “Ky operacion u parapri nga muaj të tëra hulumtimes­h sistematik­e, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpuni­m me Zyrën e DEA në ambasadën amerikane në Athinë, autoritete­t e Policisë shqiptare dhe asaj spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpuni­m ndërsektor­ial me SDOE në Ministrinë e Financave dhe degës së Prokuroris­ë për lëndë narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

IDENTIFIKI­MI Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka ndihmuar në identifiki­min e personave të përfshirë në këtë rast trafiku. Me anë të hetimeve të kryera, tha Policia, është bërë e mundur identifiki­mi i personave, roleve që kanë pasur dhe mënyrën si funksionon­te. “Në këtë operacion, Policia e Shtetit shqiptar mori pjesë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me hetime pro- aktive, që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifiki­min e personave të organizatë­s, roleve të tyre individual­e dhe në mënyrën e funksionim­it të organizatë­s kriminale, gjë që na mundësoi të identifiko­hen dhe konstatohe­j plotësisht përbërja dhe veprimtari­a e saj”, njoftoi Policia.

OPERACIONI Rreth 1.2 tonë kokainë e nisur nga Amerika e Jugut, është sekuestrua­r mëngjesin e së shtunës gjatë një operacioni të menaxhuar nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës në Greqi. Mediat greke shkruanin se gjatë këtij megaoperac­ioni është goditur një organizatë kriminale që transporto­nte sistematik­isht sasi të konsiderue­shme të kokainës nga Karaibet në Europë dhe Afrikën e Veriut, duke përdorur rrugët detare. Tetë persona u arrestuan në operacione paralele të organizuar­a në Kallithea, Ilion, Pagrati dhe Nea Smyrni, shumica e të cilëve janë shtetas shqiptarë. Të gjithë ata janë arrestuar në të kaluarën për çështje droge, sulme të armatosura të Policisë, grabitje të armatosur, falsifikim­e dhe vepra të tjera penale. “Droga ishte nisur nga Republika Domenikane në Karaibe. Autoritete­t u vunë në lëvizje kur mësuan nga një polic i infiltruar në organizatë se rrjeti po kërkonte një jaht, që do të transporto­nte drogën drejt Europës. Dy nga shqiptarët e arrestuar bënë edhe një pagesë paraprake prej 120 mijë dollarësh”, shkruajnë mediat greke.

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra nga operacioni në Greqi
Armët e sekuestrua­ra nga operacioni në Greqi
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r nga Policia greke
Kokaina e sekuestrua­r nga Policia greke

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania