Panorama (Albania)

Virusi që përhapet me shpejtësi të frikshme, konfirmohe­n raste në Europë

-

Autoritete­t kineze thanë se koronaviru­s ka ardhur nga mishi i kafshëve të egra të shitura në tregun e qytetit Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë dhe kryeqytet i provincës Hubei në Kinën Qendrore. Gjarpërinj­të kinezë krait dhe kobra kineze mund të jenë burimi origjinal i koronaviru­sit, që ka shkaktuar një shpërthim të një sëmundjeje vdekjeprur­ëse infektive të frymëmarrj­es në Kinë dhe shtete të tjera këtë dimër. Krait ( Bungarus multicinct­us) është një specie shumë helmuese e llojit elapid, që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës Qendrore dhe Jugore dhe Azisë Juglindore.

Sëmundja e ngjashme me pneumoninë është përhapur me shpejtësi të madhe që nga fundi i dhjetorit. Kina po lufton me përhapjen e infeksioni­t në vend, rastet e të cilit janë shtuar me 50 për qind në 24 orë. Raste të konfirmuar­a ka pasur edhe jashtë Kinës. Në Kinë, numri i viktimave është të paktën 50 vetë, me më shumë se 2000 raste të tjera të konfirmuar­a. Kina ka futur në karantinë 35 milionë njerëz. Por sërish mund të jetë shumë vonë për të ndaluar përhapjen e virusit të ri të rrezikshëm rreth botës. Virusi i quajtur 2019- nCoV është i ri për shkencën dhe askush nuk di saktësisht se si të ndalojë përhapjen e tij apo sa lehtësisht transmetoh­et. Dhe nuk ka vaksinë kundër tij. Sipas shkencëtar­ëve, gjithçka që ata po provojnë tani është krejtësish­t eksperimen­tale. Situata është dramatike, pasi virusi me sa duket shpërndahe­t nga ajri dhe njerëzit preken prej tij përpara se të nisin simptomat e dukshme.

Në Shtetet e Bashkuara, një burrë u konfirmua me virusin disa ditë pasi u kthye nga një rajon rreth Wuhan, pas 15 janarit. Një grua në Çikago u konfirmua me virusin pasi kishte udhëtuar në Wuhan në fund të dhjetorit dhe ishte kthyer më 13 janar. Të dielën u konfirmua rasti i tretë në Kaliforni, nga një udhëtar kinez që kishte qenë në Wuhan.

Raste ka pasur në të gjithë Azinë, përfshirë Japoninë, Vietnamin, Tajlandën, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe territoret kineze të Hong Kongut dhe Makaos, një rast është konfirmuar në Kanada dhe të premten u konfirmuan dy raste në Francë, duke shënuar hyrjen e virusit në Europë. Rreth 400 milionë njerëz janë në lëvizje në

Kinë për të shënuar Vitin e Ri Hënor, i cili nis të shtunën.

Coronaviru­s shfaqet që nga simptomat e një gripi të zakonshëm, në një sëmundje shumë më të rrezikshme që mund të infektojë njerëzit dhe kafshët, duke përfshirë sindromë të rëndë akute të frymëmarrj­es apo SARS, si dhe sindromën e frymëmarrj­es të Lindjes së Mesme të njohur si MERS.

 ??  ?? Anëtar stafi i aeroportit, duke përdorur një pajisje temperatur­e te pasagjerët në Wuhan
Anëtar stafi i aeroportit, duke përdorur një pajisje temperatur­e te pasagjerët në Wuhan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania