Panorama (Albania)

Tërmeti në Turqi, 38 të vdekur, kërkimet në temperatur­a nën zero

Skenat e dhimbshme, vëllai 12 vjeç varroset me motrën dymuajshe

-

Ekipet e shpëtimit po punojnë në temperatur­a nën zero gradë celsius në zonën e goditur nga tërmeti i së premtes me fuqi 6.8 në shkallën Rihter, i cili ka shkaktuar deri tani 38 të vdekur të konfirmuar.

Dhjetëra të tjerë rezultojnë të jenë nënë rrënoja. Të paktën 1,600 njerëz janë shtruar në spital në lindje të Turqisë. Tërmeti goditi në afërsi të qytetit Sivrice, në provincën lindore Elazig, duke shkaktuar shembjen e të paktën 10 ndërtesave, sipas ministrit të Brendshëm turk, Sulyman Soylu. Televizion­i turk shfaqi pamjet e Ayse Yildiz, 35 vjeç dhe vazjës së saj dyvjeçare, Yusra, që u nxorën të gjalla nga rrënojat pasi kishin qëndruar aty për 28 orë, që kur u shemb ndërtesa ku ato banonin në Elazig. Janë të paktën 45 të mbijetuar, të cilët janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Më shumë se 780 lëkundje të tjera kanë goditur rajonin pas tërmetit të fuqishëm, ku më e forta prej tyre u mat në 5.4 ballë. Ministri i Brendshëm ka premtuar ndihmë për viktimat e tërmetit. Ai më pas mori pjesë në funeralin e pesë anëtarëve të së njëjtës familje: një çift, vajza e tyre dhe dy fëmijët e saj. Djali 12- vjeçar u vendos në të njëjtin arkivol me motrën e tij dymuajshe. Babai i fëmijëve është i vetmi i mbetur gjallë. Të shtunën, Presidenti Erdogan vizitoi zonën ku po kryheshin operacione­t e shpëtimit, u takua me të plagosurit në spital dhe mori pjesë në funeralin e një nëne dhe djalit të saj. Janë 76 ndërtesa të shembura dhe 645 të dëmtuara rëndë. Shumica e të plagosurve ishin në provincën Elazig, ku ndodhej edhe epiqendra e tërmetit, sipas një deklarate të AFAD. Raportet paraprake thonë se tërmeti zgjati 40 sekonda, sipas AFAD, duke shtuar se janë 3,699 vetë si personel kërkimi dhe shpëtimi. Tërmeti goditi në një thellësi relativish­t të cekët prej 10 km, duke rritur ndjeshmëri­në e lëkundjes në sipërfaqe. Viktimat e tërmetit janë strehuar në tenda, xhami, shkolla, palestra dhe fjetore studentësh. Autoritete­t kanë paralajmër­uar njerëzit që të mos kthehen në shtëpitë e tyre derisa të konfirmohe­n të sigurta. Një burg në Adiyaman, 110 kilometra larg epiqendrës së tërmetit, është evakuuar për shkak të dëmeve me më shumë se 800 të burgosur që janë transferua­r në burgje të tjera. “Të gjitha departamen­tet përkatëse po merrnin masa për të garantuar sigurinë e qytetarëve pas tërmetit”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 ??  ?? Ekipet e kërkimit në rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Elazig
Ekipet e kërkimit në rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Elazig

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania