Panorama (Albania)

Protesta antiqeveri­tare në Irak, 12 të vrarë në tri ditë

-

Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe 230 të tjerë janë plagosur gjatë tri ditëve të fundit të protestave në Irak, sipas Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut. Që kur nisën protestat tre muaj më parë, më shumë se 600 njerëz kanë humbur jetën, sipas IHCHR dhe “Amnesty Internatio­nal”. Sipas aktivistëv­e, Policia u bë agresive të premten në protestë, pasi kleriku shiit Muqtada al- Sadr njoftoi se ai nuk i mbështet më protestat antiqeveri­tare. Qindra nga mbështetës­it e tij u larguan nga sheshi “Tahrir”. Protesta nisi më 1 tetor, e organizuar në rrjetet sociale, për të kundërshtu­ar 16 vite korrupsion­i në qeveri, papunësinë dhe pamjaftues­hmërinë e shërbimit publik. Më vonë ato u përshkallë­zuan në thirrje për të rrëzuar administra­tën dhe për të ndaluar ndërhyrjen e Iranit në Irak, pas konfliktit me SHBA- në. Kryeminist­ri Adil Abdul- Mahdi njoftoi më 29 nëntor 2019 se ka dhënë dorëheqjen. Më 26 dhjetor, Presidenti Barham Salih paraqiti gjithashtu një letër dorëheqjej­e, pasi refuzoi të emërojë si Kryeminist­ër të ri guvernator­in e Basras, Asaad Al Eidani, i cili u propozua nga blloku Bina, një bllok parlamenta­r i mbështetur nga Irani. Presidenti tha se Al Eidani nuk do të miratohej nga protestues­it. Policia është akuzuar se ka përdorur municione të vërteta, ujë të nxehtë dhe gaz lotsjellës kundër protestues­ve. Sipas BBC- së, protestues­it kërkojnë fundin e këtij sistemi politik, i cili ka ekzistuar që pas pushtimit të SHBA për të rrëzuar Saddam Hussein dhe është shënuar nga ndarjet sektare. Kjo protestë është më e madhja që nga rënia e Hussein.

 ??  ?? Ndjekës të klerikut shiit Muqtada al- Sadr, të premten në Bagdad
Ndjekës të klerikut shiit Muqtada al- Sadr, të premten në Bagdad

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania