Panorama (Albania)

Kukësi mposht Partizanin me gol “fantazmë”

Tirana "shuplakë" Luftëtarit, Teuta fiton përballë Bylisit

-

Kukësi është "mbret" në ndeshje të mëdha. Skuadra e Shpëtim Duros mposht Partizanin dhe ruan kreun në një sfidë që prodhoi shumë polemika për golin e shënuar nga Kristal Abazaj.

E kaloi apo jo topi vijën fatale në minutën e 67- të, ishte dyshimi më i madh për episodin që vendosi gjithçka, por në mungesë të teknologji­së "goal- line" ( Syri i Fajkoit) ishte arbitri ( Klodian Shahini) pas portës së Partizanit, ai që mori vendimin. Tri pikë të arta për verilindor­ët, që vetëm një orë para përballjes me kampionët në fuqi, e shikonin veten të dytët, pasi Tirana rivale kishte fituar dhe ishte përkohësis­ht e para. Ishte një Kukës më i qartë në fushë, duke krijuar më tepër raste për shënim se kundërshta­ri. Të kuqtë nuk kishin forcën e duhur për t'i bërë "dëm" ish- portierit të tyre, Xhika, edhe pse prezantohe­shin në vijën ofensive me Solomonin, Bardhin, Braunin apo Çinarin. Ky i fundit ishte spostuar në mesfushë, në një rol që e limitoi jo pak, duke pasur parasysh se njihet për efikasitet­in që ka, kur është afër portës. Nga ana tjetër, blutë e Duros imponohesh­in me katërshen e frikshme: Rroca si fantazist, Abazaj dhe Gavazaj nga krahët, si dhe Shkurtaj në majë. Pas 19 javëve kampionat, diferenca e Kukësit me Partizanin është + 7 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt i verilindor­ëve është Tirana me një pikë më pak. Si për ironi, të kuqtë janë tashmë vetëm një pikë më tepër se zona "play- out", aty ku qëndrojnë Vllaznia dhe Skënderbeu.

TIRANA- LUFTËTARI

Tirana mposhti Luftëtarin me rezultatin 5- 1 në sfidën e vlefshme për javën e 19- të të Kategorisë Superiore. Një triumf spektakola­r për skuadrën e Emanuel Egbo, e cila e dominoi të gjithë sfidën. Kobina ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 15- të, ndërkohë që Ngo, Muçi dhe dopieta e Bathës, i dhuruan goleadën bardhebluv­e. Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Çela. Pavarësish­t fitores bindëse, nuk munguan rastet e kontestuar­a në këtë përballje, teksa në minutën e 62- të, gjyqtari Klajdi Kola akordoi një 11metërsh jo fort bindës, duke sjellë irritimin e futbollist­ëve të Luftëtarit. Me triumfin e arritur, Tirana mori përkohësis­ht kreun deri në momentin që Kukësi u rikthye në kryesim. Bardheblut­ë ndjekin me vetëm një pikë më pak sesa verilindor­ët.

TEUTA- BYLIS

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1- 0. Ekipi i Martinit edhe pse ka vuajtur, ka arritur të marrë një trepikësh të artë. Teuta kaloi në avantazh me supergolin e Lorenco Vilës në minutën e 11- të, teksa ai ka goditur jashtë zone me një "predhë" dhe ka gjetur rrugën e rrjetës. Bylisi shtoi presionin dhe humbi jo pak raste në pjesën e parë, por pa gjetur golin e barazimit. Kështu, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me Teutën në avantazh. Pjesa e dytë startoi me ritëm, me Bylisin që kërkoi më shumë golin, por pa e gjetur atë deri në fund, duke rënë në murin e ngritur nga Frashëri, që ka bërë disa pritje tepër të vështira. Ndërkohë, Bylisi ka pretenduar dhe për një penallti në minutën e 65- të të takimit. Teuta kështu ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Bylisi ndodhet një vend më poshtë me 30 pikë.

 ??  ?? Festa e lojtarëve të Kukësit në golin e fitores përballë Partizanit
Festa e lojtarëve të Kukësit në golin e fitores përballë Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania