Panorama (Albania)

MBI 5 MIJE LEKE

Pensionet, kategoritë që përfitojnë rritjen

- TIRANE

Zbardhen vendimet e ISSH me emrat e atyre që marrin shtesat në Tiranë dhe rrethe. Çfarë përfitohet nëse aplikoni shpejt në sportele

Llogaritje­t për shtesën e pensioneve për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët bëhen mbi bazën e kontribute­ve të derdhura ndër vite.

Në këtë mënyrë, sa më shumë vite pune, aq më i lartë edhe përfitimi. Sipas ISSH, ata që kanë aktualisht një pension mbi 24 mijë lekë dhe kanë mbi 25 vite pune, marrin më shumë se 5 mijë lekë shtesë në muaj. Nga nisja e procesit deri më tani, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 10 vendime duke e çuar në 6916 numrin e përfituesv­e në total, nga 23 400 që parashikoh­et të trajtohen me këtë skemë. Gazeta boton sot emrat e pensionist­ëve në Tiranë dhe rrethe që iu është llogaritur përfitimi me skemën e re dhe mund të paraqiten në çdo pikë shpërndarj­eje për ta tërhequr atë.

AFATET PËR KËRKESËN

Për ata pensionist­ë që ende nuk kanë aplikuar, llogaritja e shtesës do të bëhet vetëm pas dorëzimit të kërkesës nga ana e tyre. Ndërkohë, vlen të thuhet po ashtu se nga rritja përfitojnë vetëm ata që kanë ushtruar profesione të klasifikua­ra si të vështira dhe shumë të vështira. Procesi i aplikimeve, bën me dije ISSH, nuk është i kufizuar në afat. Por avantazhi është që nëse aplikimi kryhet deri më 5 korrik të vitit 2020, pensionist­ët do të kenë mundësi që të marrin edhe shtesën e 11 muajve paraardhës. Kjo, sepse ligji përcakton që efektet të nisin nga hyrja në fuqi e tij. Ndërkohë, nëse dorëzimi i kërkesës bëhet pas datës 5 korrik të 2020- s, efektet do të nisin prej momentit të aplikimit, pra hiqet mundësia e marrjes së shtesës për muajt paraardhës. Për procesin e aplikimit, krahas kërkesës, pensionist­ët duhet të dorëzojnë edhe një kopje të kartës së identiteti­t, si edhe çdo dokument tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni.

SKEMA

Ligji për trajtimin suplementa­r parashikon që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Në këto kushte, shtesa varion mesatarish­t nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania