Panorama (Albania)

AKUZAT E BASHËS

-

Mungon fatura reale e dëmeve të vlerësuara të tërmetit

Mungon një vlerësim përfundimt­ar i objekteve të pabanueshm­e dhe të dëmtuara

Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.

Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën, për të marrë bonusin e qirasë.

Sot ka mijëra qytetarë, të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi janë futur në banesat e dëmtuara.

Sot, fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetëso­re për shkak të kushteve të vështira, në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.

Ende s'ka përgjigje për banorët se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre.

Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania