Panorama (Albania)

Malaj tregon përplasjet në PS: Pse u bashkova me PAA e Dukës

“Pas 2013- ës aplikova tri herë për t’u rikthyer në PS, nuk më pranuan”

- Arben Malaj

Dëshiroj vetëm t'i shërbej popullit të vendit tim. Garancinë më të madhe kam kontribute­t e mia si qytetar, si ekonomist, si studiues, si politikbër­ës, si deputet me 16 vite ksperiencë, si ministër, rektor, anëtar i Bordit të BSH

Arben Malaj, president i Institutit për Politikë Publike dhe Qeverisje të Mirë, ishministr­i socialist i Financave, shprehet se do të japë kontributi­n e tij si këshilltar pranë Partisë Agrare Ambientali­ste, edhe pse nuk është anëtar i saj.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Malaj tregon se ka aplikuar tri herë në Partinë Socialiste pas 2013- s, kur kandidoi edhe si deputet i pavarur, për t’u rikthyer si anëtar i thjeshtë dhe nuk është pranuar. Ish- anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Malaj ndjehet i keqardhur nga PS- ja, e cila ka mbështetur me votat e saj Ridvan Boden, ish- ministrin e Financave të PD- së dhe është shkarkuar nga vetë socialistë­t vetëm pse ka shprehur publikisht gabimet në qeverisjen e vendit.

Zoti Malaj, si u ndjetë që PS- ja mbështeti Ridvan Boden, ministrin e PD- së, i kohës së piramidave, në Bordin e Bankës së Shqipërisë dhe ju shkarkoi juve, ish- ministrin e saj të Financave?

Ndoshta është më mirë për publikun të pyesni Taulant Ballën, Arben Ahmetajn dhe Erion Braçen, sepse së bashku, gjatë opozitës 2005- 2013, kanë kilometra faqe akuza kundër keqqeveris­jes së financave publike gjatë 10 viteve që Bode ishte ministri i përhershëm i Financave të PD- së. Janë lehtësisht të aksesueshm­e për t’i studiuar apo ribotuar, gjenden në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Personalis­ht, kisha kohë që e ndjeja sulmin mbrapa shpine të RABAVE- llave. Rama dhe manekinët e tij në PS dhe qeveri, tigrat prej letre dhe strucët, i kam i mëshiruar, sepse kemi pasur rrugë të ndara në përkushtim­et tona ndaj vendit. Qeverisja Rama, siç provohet edhe nga indekset e fundit në përkeqësim­in e demokracis­ë dhe të korrupsion­it, do të jetë në të ardhmen e afërt, një rast studimor për shkaqet, për novatorizm­in para- vjedhës dhe përmasat negative afatgjata të kapjes së shtetit. Sa për qëndrimet e mia publike, po ndaj me lexuesit tuaj një model inspirues për të rinjtë. “Jam betuar t’i shërbej popullit të vendit tim, jo qeverive të tij”. Ky është mesazhi inspirues që vjen nga filmi “Sekretet shtetërore”, i vitit 2019, bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një agjente e shërbimeve sekrete, e cila shkel ligjin dhe nxjerr një sekret shtetëror për luftën në Irak, doli e pafajshme me argumentin se “jam betuar t’i shërbej popullit të vendit tim, jo qeverive të tij”. Në Shqipërinë e sulltanit Rama dhe në Parlamenti­n e shokut Gramoz, të dënojnë pse i thua popullit tënd pasojat e rënda në të tashmen dhe të ardhmen e tij nga qeverisja e paditur, arrogante dhe e babëzitur e disa “rilindësve” të pangopur për pushtet abuziv absolut.

Ju vendosët t’i bashkoheni PAA- së. Përse ky vendim? Ishte propozim i zotit Duka apo afrimi juaj me këtë parti?

Dija është një e mirë publike, kur ajo përdoret vetëm pozitivish­t. Pas një përvoje të gjatë në jetën aktive të vendit tim, jam ofruar të vë në shërbim të ambicieve elektorale, por edhe të misionit të saj fisnik, të Partisë Agrare Ambientali­ste të Shqipërisë, të një partie progresist­e e qendrës së majtë, njohuritë dhe eksperienc­at e suksesshme si ekonomist, si profesor, si politikan, si studiues, pse jo edhe për partitë politike ku bashkohet më mirë dëshira për t’i shërbyer vendit tënd me njohuritë dhe eksperienc­at konkrete. Me kolegun Duka kemi njohje të gjatë dhe respekt të ndërsjellë­t, kemi qenë bashkë në një periudhë kohë në qeveritë e socialistë­ve gjatë periudhës 1997- 2005. Vlerësoj shumë këmbëngulj­en e tij në ato vite për Ujësjellës­in, rrugët deri edhe një fushë volejbolli për në Shijak. Ishte konkret, këmbëngulë­s dhe fjalëpakë. Ndihem shumë mirë që edhe sot nga vlerësimet publike, Goni ka një perceptim pozitiv si njeri i punës dhe burrë në kuptimin e korrektësi­së njerëzore dhe politike me kolegët dhe njerëzit në tërësi. Ky është një aset i veçantë që u mungon shumë politikanë­ve shqiptarë. Shumë politikanë janë transformu­ar në të ( vet) nënshtruar pa asnjë kontribut pozitiv dhe pa asnjë angazhim pozitiv, edhe pse paguhen nga taksat e shqiptarëv­e të varfër. Ata thjesht mbijetojnë si besnik të liderit të partisë, që i lë të Kapin Çfarë Duan të Kapin ( KÇDK) në një qeverisje të paaftë, arrogante dhe të babëzitur.

Mendoni se Partia Agrare Ambientali­ste qëndron më pranë spektrit të majtë dhe politikat e saj ekonomike qëndrojnë më afër filozofisë suaj?

Ndjej detyrim të qartësoj dy momente: E para, angazhimi im aktual është me statusin e këshilltar­it për të punuar me kolegët e PAA- së për një strategji fitoreje. E dyta, aktualisht nuk jam anëtar i asnjë partie politike, PAA- ja mbetet një alternativ­ë. Pas viti 2013, kur dola deputet i pavarur, në respekt mirënjohës të socialistë­ve të thjeshtë, aplikova tri herë për t’u anëtarësua­r anëtar i thjeshtë në PS dhe tri herë nuk më pranuan. Kopjet e aplikimeve i disponoj të tria. U zhgënjeva dhe kam reaguar vazhdimish­t për trendin negativ ku po futej PS- ja. Kam reaguar fort brenda strukturav­e të saj në vitet 2005- 2013, si ish- anëtar i kryesisë se PS- së. Por kam reaguar edhe publikisht, duke themeluar bashkë me disa kolegë “Lëvizjen për Mendimin Ndryshe/ LMN”. Ne synonin modernizmi­n e PS- së, kërkonim që PS- ja të mos bllokonte procesin e integrimit, këmbëngulj­a që PS- ja duhet të organizohe­j me parimin e ndarjes së pushteteve brenda saj në nivel vendor dhe qendror, të eliminonte përqendrim­et e të gjitha pushteteve në pak duar, ose më mirë në një dorë dhe të tjerët të ishin thjesht manekinë të kryetarit të PS- së. Kam qenë dhe jam kundër drejtimit neodiktato­rial të PS- së, kulmuar ky model në kriminaliz­imin e saj në nivel vendor dhe qendror. Ndjej dhimbje që “Rilindësit” e paditur, arrogantë dhe të babëzitur e kanë dëmtuar aq rëndë një prej forcave politike më demokratik­e dhe më inspiruese deri në vitin 2005. Angazhimin në parti politike do ta bëj të ditur në kohën e duhur. Nuk kam asnjë ngutje, nuk synoj asnjë karrige. Dëshiroj vetëm t’i shërbej popullit të vendit tim. Garancinë më të madhe kam kontribute­t e mia si qytetar, si ekonomist me rreth 40 vite eksperienc­ë, si studiues, si politikbër­ës, si deputet me 16 vite eksperienc­ë, si ministër, rektor, anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Të gjitha këto mandate publike e politike, në çdo hap të jetës sime kanë pasur të përbashkët tri elemente përcaktues: së pari, dashurinë për vendit tim, së dyti, integritet­in njerëzor dhe së treti, kredibilit­itin profesiona­l të certifikua­r në mbylljen e piramidave ku gjatë qeverisjes së PD- së dhe Bodes ministër Finance, u vranë mbi 1500 shqiptarë, u plagosen mijëra individë, mbetem pa shtëpi rreth 6000 familje, ekonomia u shkatërrua, deficiti dhe borxhi publik u bënë një gur i rëndë edhe në qafën e bebeve të porsalindu­ra.

A ka vend në Shqipëri për një riorganizi­m të së majtës, pasi nëse shohim politikat e partive politike në vend, nuk ka një qartësi mes politikave të majta dhe atyre të djathta...

Fatkeqësis­ht, PS- ja pasi është “mjelë” deri në palcë nga “rilindësit/ majtistë”, rrezikohet shumë të ketë të njëjtin fat jo vetëm si PASOK- u, partia më e madhe e së majtës greke, qeverisëse për një periudhë të gjatë në historinë politike të Greqisë, por që u gërrye nga disa liderë të korruptuar. Korrupsion­i e dëmtoi rëndë kredibilit­etin e saj, sa jo vetëm ikën nga pushteti, por PASOK- u nuk arrin dot të ringrihet. Ka rënë aq poshtë në mbështetje­n publike, aq sa rezultatet e saj elektorale edhe pse rreth 10 vite pasi ka ikur nga pushteti, luhaten nga 3- 6% në zgjedhjet parlamenta­re. Për të mos e dëmtuar të majtën progresist­e si një domosdoshm­ëri historike dhe që shpreh raporte të forta me preferenca­t politike të votuesve shqiptarë, bazuar më shumë në besnikërin­ë fanatike të anëtarësis­ë se saj ( kjo e kuptueshme dhe e respektues­hme kur mban parasysh kulturën tonë të përgjithsh­me dhe atë politike në veçanti), se sa në qartësinë e dallimeve ideologjik­e apo programeve qeverisëse, si një detyrim mirënjohës ndaj socialistë­ve të thjeshtë që paralizohe­n nga të pangopurit për pushtet absolut, publikisht edhe kohë më parë, kam propozuar se lindja e një “SIRIZA” shqiptare mund të ndihmonte që përballë dështimit politik të PS- së, anëtarët, mbështetës­it dhe personalit­et të papërlyera nga korrupsion­i, të PS- së, t’i bashkohen një partie të re të së majtës progresist­e, me parime dhe funksionim sa më demokratik. Jo vetëm që e kam prezantuar idenë në publik, por e kam diskutuar në mënyrë informale edhe me disa figura të respektues­hme të PS- së. Reagimi i tyre ndaj propozimit ka qenë pozitiv, por vullneti dhe hapat konkretë kanë munguar. Vendi mbetet në një ngërç politik, si mund të vijë zgjidhja? Një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjë­sim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike. Këtu vlen shumë për ne shqiptarët këshilla e ish- Presidenti­t amerikan, Jefferson, se “të vetmen gjë që duan tiranët, është heshtja e njerëzve me vetëdije të lartë”. Prandaj, ne shqiptarët duhet t’i pengojmë neodiktato­rët të shndërrohe­n në tiranë që shtypin popujt e tyre. Ka disa hapa konkretë për të dalë nga ky ngërç, duke filluar me Reformën Zgjedhore. Anashkalim­i i sistemit elektoral, spostimi i tij një kohë të dytë, mund të mirëkuptoh­et nga dëshira për të rivendosur ekuilibra të rinj politikë. Kjo do të sjellë efekte vetëm afatshkurt­ra, pasi kriminaliz­imi i politikës shqiptare, fuqizimi i kryetarëve të partive politike me atributet e mbretërve me pushtet absolut dhe jo liderë vizionarë dhe inspirues, deficiti i madh demokratik, sa populli nuk voton në mënyrë të drejtpërdr­ejtë për asnjë përfaqësue­s të tij, kërkon reformim të sistemit politik dhe atij elektoral. Çdo anashkalim i këtij reformimi ofron ndoshta edhe zgjedhje të parakohshm­e, por jo hapa efektivë për një demokraci funksional­e dhe me pjesëmarrj­e. Pra, pa reformim të sistemit politik dhe elektoral, çdo përpjekje është një kurim sipërfaqës­or, çka e favorizon sëmundjen të avancojë, duke e bërë më të pasigurt shëndetin e demokracis­ë.

 ??  ??
 ??  ?? Arben Malaj dhe Agron Duka
Arben Malaj dhe Agron Duka
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? TRYEZA E DJESHME PER REFORMEN ZGJEDHORE
TRYEZA E DJESHME PER REFORMEN ZGJEDHORE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania