Panorama (Albania)

Negociatat, Merkel: Në mars, dakordësim me vendet anëtare të BE për Shqipërinë

“Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë në këtë mënyrë që të përmbyllet, ajo ka një rëndësi qendrore për të ardhmen e Shqipërisë”

- ARISTIR LUMEZI

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson të ketë një dakordësim mes shteteve anëtare për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë që në muajin mars.

Kështu deklaroi dje Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencë­n e përbashkët për shtyp me Kryeminist­rin Edi Rama, në Berlin. “Për qeverinë federale gjermane, dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektiv­ës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE- në dhe para së gjithash, duam që në takimin e ardhshëm të Këshillit Europian, në mars, të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë suksese të konsiderue­shme dhe këto janë regjistrua­r nga Këshilli Europian e ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate”, tha Merkel. Kancelarja foli për një vështrim dhe gjykim gjeopoliti­k për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Besoj që e ardhmja e këtyre dy vendeve është në BE, kjo është edhe në interesin tonë. Ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopoliti­k, ai e di që është më e mira për të gjithë, sikurse një ditë të jenë anëtarë të BE- së. Komisioni i ri Europian kërkon të jetë një komision që synon të theksojë edhe dimensioni­n gjeopoliti­k, prandaj kjo jep më shumë shans për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces”, u shpreh kancelarja.

DREJTËSIA Lidhur me Reformën në Drejtësi, Kancelarja vlerësoi arritjet e saj dhe kërkoi që ajo të vazhdojë si një produkt pozitiv që do t’i shërbejë Shqipërisë për të ardhmen. “Janë arritur shumë gjëra dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në këtë mënyrë, që të përmbyllet. Kjo reformë ka një rëndësi qendrore për të ardhmen e Shqipërisë, për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektiv­ës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Merkel. Pak para samitit të tetorit 2019, të Këshillit Europian, Bundestagu gjerman hartoi një dokument me 9 pika për t’i dhënë mundësi vendeve skeptike që të shihnin progresin e Shqipërisë. Bundestagu kërkonte ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e, Gjykatës së Lartë dhe miratimin e Reformës Zgjedhore deri në pranverën e këtij viti. Më pas, ndër pikat e tjera është dhe dënimi i shitblerje­s së votave, por edhe një vendim i Gjykatës Kushtetues­e për dekretet e Presidenti­t të Republikës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Takimi i radhës i Këshillit Europian do të vlerësojë sa nga kërkesat e Bundestagu­t janë plotësuar nga Shqipëria, për të rënë dakord për ta ftuar atë të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

TËRMETI Kancelarja gjermane tha se Gjermania do të jetë shumë aktive në Konferencë­n e Donatorëve që organizon Komisioni Europian për të ndihmuar Shqipërinë për të tejkaluar pasojat e tërmetit katastrofi­k të 26 nëntorit 2019. “Jam e gëzuar sot që mund të flasim për marrëdhëni­et dypalëshe në këtë takim. Gjithashtu, do të kemi mundësi të kujtojmë dhe tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre. Mbi 50 viktima humbën jetën. Unë jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një Konferencë Donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpuni­mi dhe gatishmëri­a në rajon për ndihmë, ka qenë mbresëlënë­se. Megjithatë, kjo ishte një goditje e rëndë për Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri të marrëdhëni­eve dypalëshe, për marrëdhëni­et ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë”, u shpreh Kancelarja gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania