Samiti i marsit, shpresë për vendim pozitiv

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Këshilli Europian pritet të mblidhet në muajin mars në samitin e radhës, i pari i këtij viti. Këshilli mblidhet katër herë në vit dhe merr vendime sipas axhendës vjetore të tij. Mësohet se Gjermania do të përpiqet bashkë me vendet e Vishegradi­t që t’u kërkojnë vendeve skeptike në samitin e marsit, që të rishikojnë vendimin e tetorit 2019 për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por më parë, në këtë samit do të prezantohe­t metodologj­ia e re e përgatitur nga Komisioni Europian, sipas kërkesës së Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, për zgjerimin e BE- së. Marsi mund të konsideroh­et si momenti më i mirë për dy vendet e Ballkanit, për shkak se divergjenc­at mes Francës dhe Gjermanisë për postet drejtuese të Komisionit Europian janë sheshuar dhe miratimi i metodologj­isë së re mund t’i bashkojë edhe skeptikët me vendet që janë pro hapjes së negociatav­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.