Emri “Maqedonia”, deputeti minoritar debate në Komision

Kodheli dhe Bushati i tërheqin vëmendjen për konventat

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Një projektlig­j për ngritjen e qendrave kulturore dhe informativ­e në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është bërë shkak i një incidenti dje në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Për relatimin e këtij projektlig­ji ishte caktuar deputeti i opozitës së re, Vasil Steriovski, duke qenë se vjen nga komuniteti i minoritarë­ve maqedonas në vendin tonë. Por gjatë fjalës së tij në Komision, Steriovski nuk pranoi që të lexonte emrin e ri të këtij vendi, por lexoi vetëm "Maqedoni", duke sjellë reagimin e kryetares së Komisionit, Mimi Kodheli, e cila e korrigjoi disa herë duke i kërkuar që ta lexojë emrin e plotë, Maqedonia e Veriut. Opozitari i ri nuk u bind deri në fund të relatimit të tij, çka bëri që më pas kryetarja Kodheli dhe anëtarët e tjerë të Komisionit t'i tërhiqnin vëmendjen, duke i kujtuar se është një deputet i Shqipërisë dhe duhet të respektojë konventat ndërkombët­are. Ajo çka e bëri edhe më interesant­e këtë moment ishte prezenca e deputetit nga minoriteti grek, Ligoraq Karamelo, i cili në fakt u tregua shumë i përmbajtur në fjalën e tij, duke e shmangur debatin, por vuri theksin te respektimi i konventave ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.