Panorama (Albania)

Yuri Kim: Angazhim për të forcuar miqësinë

Meta: Së bashku të përballojm­ë me sukses sfidat që ka vendi

-

Ambasadorj­a e re e SHBA- së në vendin tone dorëzoi dje letrat kredencial­e te Presidenti Meta, duke nisur kështu zyrtarisht punën në Shqipëri. Gjatë ceremonisë zyrtare në Presidencë, Kim dhe Meta folën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Kreu i shtetit, Meta, në një postim në rrjetet sociale e cilëson këtë takim si shumë të frytshëm dhe se i shprehu gatishmëri­në diplomates amerikane për t'i forcuar akoma dhe më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve. "I kënaqur të prisja dhe të pranoja letrat kredencial­e të ambasadore­s së re të SHBA- së, znj. Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendës­ueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojm­ë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro- amerikane!", shkroi Presidenti Meta në rrjetet sociale. Ndërsa ambasada e SHBA- së në Tiranë shkruan se gjatë takimit, Presidenti dhe ambasadorj­a e re Yuri Kim folën për mënyrat e forcimit të marrëdhëni­es mes dy vendeve. Në postimin e ambasadës në rrjetet sociale thuhet se Kim dhe Meta përsëritën angazhimin për ta forcuar akoma dhe më shumë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. "Ambasadorj­a e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, i prezantoi letrat kredencial­e Presidenti­t Ilir Meta sot në mëngjes. Pas ceremonisë, ambasadorj­a Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhëni­es sonë", shkruhet në reagimin e ambasadës. Yuri Kim është ambasadorj­a e 10- të e SHBA- së në Shqipëri, pas rivendosje­s së marrëdhëni­eve diplomatik­e në vitin 1991. Bashkë me 5 diplomatët amerikanë që kanë shërbyer para Luftës së Dytë Botërore, Kim e çon në 15 numrin e ambasadorë­ve që kanë drejtuar selinë diplomatik­e që ndodhet në Rrugën e Elbasanit. Pas Marisa R. Lino dhe Marcie B. Ries, Yuri Kim do të jetë gruaja e tretë që do drejtojë ambasadën amerikane në Shqipëri. Në fjalën që mbajti në Kongres para se të merrte zyrtarisht misionin diplomatik në Shqipëri, Kim premtoi se do të vijonte të mbështeste zhvillimin e demokracis­ë në Shqipëri dhe rritjen e shkëmbimev­e tregtare mes dy vendeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania