OSBE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Më 21 janar, gjatë një aktiviteti në Tiranë, ambasadori i OSBE- së në Shqipëri, Bernd Borchardt, tha se shqyrtimi i të gjitha problemati­kave zgjedhore deri më 15 mars do të jetë një sfidë e vështirë. “Unë u uroj të gjithë aktorëve të përfshirë fat, dëshirën për të bërë kompromis, si dhe shumë energji”, tha Borchardt. forma Zgjedhore të përfundojë në afatin e caktuar. Megjithatë, për Hajdarin më shumë rëndësi ka që procesi të ketë transparen­cë dhe që nuk është përjashtua­r mundësia e ndryshimev­e kushtetues­e, siç është sistemi zgjedhor. “Ju garantoj që në vijim e sipër, e rëndësishm­e mbetet transparen­ca e kësaj tryeze dhe mbikëqyrja e kësaj tryeze nga ndërkombët­arët. E shikoj 15 marsin si një datë ambicioze dhe shumë të pamundur, por ekspertët do ulen dhe do punojnë paraprakis­ht. Ekspertët do ulen dhe 15 marsi do jetë afati i fundit kur ne do biem dakord. Do ketë, nëse do jetë e nevojshme, edhe ndërhyrje në Kushtetutë. Nuk do të ketë thjesht një ndryshim për makijazh. Kjo Reformë Zgjedhore duhet të merret seriozisht dhe të çohet deri në fund”, tha Hajdari në prononcimi­n për mediat pas takimit katërpalës­h. Në emër të opozitës së bashkuar, pas tryezës së reformës foli Oerd Bylykbashi. Ky i fundit nuk dha afate, por tha se opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi në përfundimi­n e reformës. “Opozita është e angazhuar maksimalis­ht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsiderat­ë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore, që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni”, tha Bylykbashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.