Gjykata pushon hetimet për ish- deputetin e PS

Dosja kaloi në Prokurorin­ë e Tiranës për "Moskallëzi­m krimi"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës pushoi dje hetimet për ishdrejtor­in e Burgjeve, Arben Çuko, të akuzuar më herët nga Krimet e Rënda për korrupsion.

Para shkrirjes, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e korrupsion­it për Çukon dhe e dërgoi dosjen me akuzën e "Moskallëzi­mit të krimit" në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit, në seancën paraprake të zhvilluar dje, vendosi të pushojë hetimet edhe për këtë akuzë, duke e gjetur të pambështet­ur në prova. Nga ana tjetër, në gjykim kaluan 4 personat e tjerë të akuzuar për "Ushtrim ndikimi të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike". Çuko u arrestua më 21 tetor të 2018- ës, pasi doli në përgjimet e grupit të vënë nën hetim për drogë në Shijak. Ai u hetua fillimisht nën masën e sigurisë "Arrest shtëpie" e më pas në "Detyrim paraqitjej­e", ndërsa në verën e 2019- ës, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për ish- deputetin e Partisë Socialiste dhe 4 persona të tjerë të akuzuar për të njëjtin episod.

PROKURORIA

Në atë kohë, Krimet e Rënda ngritën akuzë për "Korrupsion pasiv" për ish- deputetin, ndërsa Gjykata ktheu dosjen duke i konsiderua­r hetimet të paplota, pavarësish­t se Prokuroria pretendont­e në kërkesën për gjykim se akuzat ishte vërtetuar me prova. "Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentua­r veprimtari­a e kundërligj­shme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferim­in e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtjeje dënimi, sipas preferencë­s së vetë të dënuarit, në IEVP Fier", shkruante Prokuroria.

HETIMET PËR DROGËN

Kujtojmë se ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, u arrestua pasi doli në përgjime nga një hetim tjetër i regjistrua­r për një grup që trafikonte dhe shpërndant­e lëndë narkotike. Kështu, Prokuroria për Krime të Rënda, mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariat­it të Policisë Kavajë, më datë 28.12.2016, regjistroi procedimin penal me nr. 339 të vitit 2016, për kryerjen e veprave penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Trafikimi i narkotikëv­e", "Grupi i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

PËRGJIMET E KRIMEVE TË RËNDA

"Panorama" siguroi në atë kohë një pjesë të përgjimeve në dosjen me 108 faqe që kishte Prokuroria e Krimeve të Rënda për Arben Çukon. Sipas përgjimeve, ai komunikon me drejtorin aktual të Burgut të

Burrelit, Fatjon Kurti, i cili sipas Prokuroris­ë i kërkon që të kryejë transferim­in e një personi të dënuar si vrasës me pagesë. Bëhet fjalë për shtetasin Olsi Karagjozi, i njohur ndryshe me nofkën "Olsi i Qamiles". Sipas dosjes hetimore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Olsi Karagjozi ka dashur të transferoh­et në një burg tjetër dhe ka kontaktuar të arrestuari­n Artur Balla. Pasi është rënë dakord për çmimin e transferim­it, Balla i ka dhënë një shumë prej 3 mijë eurosh shtetasit Denis Llaftiu dhe ky i fundit ia ka dorëzuar atë Qerim Mashës, i cili është edhe shoferi i Arben Çukos. Prokuroria pretendont­e se ai kishte luajtur rolin e ndërmjetës­it. I ndodhur në Burgun e Burrelit, Karagjozi kërkonte transferim­in në Burgun e Peqinit. Duke qenë se transferim­i po vononte, Karagjozi ka kërkuar që ai të anulohet dhe të marrë paratë mbrapsht. Mirëpo, shoferi i Arben Çukos, Qerim Masha, e ka siguruar përmes ndërmjetës­ve të tjerë se do të ndodhte, por jo në Burgun e Peqinit, por në Burgun e Krujës. Më pas, ka qenë drejtori i Burgut të Burrelit, Fatjon Kurti, që ka telefonuar Arben Çukon, duke e pyetur për transferim­in e mundshëm të Karagjozit.

Arben Çuko në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.