Kandidati për SPAK: Prokurorët, kontakte me krimin

Anton Martini: Të dhëna për lidhje me eksponentë të krimit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën e dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, duke bërë të ditur se kishte hetuar në lidhje me shortimet e bëra në Prokurorin­ë e Shkodrës, në kohën që ishte drejtues. Kujtojmë se ndaj Martinit u zhvillua më herët një seancë dëgjimore, pas së cilës u shty dhënia e vendimit për shqyrtimin e ankimeve të bëra për shortimin e dosjeve. Në denoncimin e bërë pranë Komisionit ngriheshin pretendime se prokurori, i cili është edhe një nga prokurorët në pritje të procesit të rivlerësim­it për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, ( SPAK), kishte riorganizu­r punën në Prokurorin­ë e Shkodrës dhe ndarë çështjet pa respektuar procedurën. Për këtë, KPK i kërkoi shpjegime Martinit. Ky i fundit, teksa nisi të bënte mbrojtjen e tij, tha se detyrën në Shkodër e kishte marrë pa dëshirën e tij dhe se aty kishte gjetur një Prokurori që kishte humbur besimin. Ai në fjalën e tij shtoi se kishte pasur informacio­n edhe për kontakte të prokurorëv­e me eksponentë të krimit. Ndërkohë që shpjegoi se shpërndarj­a e dosjeve ishte bërë në mënyrë proporcion­ale, ndërsa në një rast vetëm, një prokurore që sapo ishte emëruar kishte marrë në shortim pothuajse 9 dosje. Kjo sipas tij kishte ndodhur sepse prokurorët e tjerë kishin pasur në hetim shumë procedime.

HETIMI

Hetimi për Anton Martinin ishte kryer në tri kritere në seancën e parë. KPK bëri të ditur se prokurorit nuk i ishin gjetur probleme të figurës. Më tej, relatorja e çështjes tha se janë bërë hetime edhe për kriterin e profesiona­lizmit, ku kishin kërkuar edhe shpjegime, por nuk u bënë me dije se cilat ishin çështjet për të cilat ishte kërkuar shpjegim. Sa i përket kriterit të pasurisë, Anton Martini u përball me disa çështje që dilnin kryesisht nga mënyra sesi ai kishte paguar këstet për apartament­in e blerë në vitin 2016 në Tiranë dhe po ashtu, disa dhurime nga vëllezërit. Martini dha shpjegime mbi afatet kohore të transferim­it të kësteve dhe po ashtu, edhe shpjegime mbi burimin e shumave të kursyera. Ai shpjegoi se mungesat e vërejtura nga analiza financiare për disa vite kishin lidhje me mosllogari­tjen e saktë të të ardhurave nga puna si prokuror dhe pretendoi se kishte provuar burimin e ligjshëm të të ardhurave nga vëllezërit. Vendimi për Martinin u shty dy ditë pas seancës së parë për të bërë verifikime­t shtesë, ndërsa vendimi do të jepet më 29 janar, në orën 10: 00.

Prokurori Anton Martini në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.