Vëllezërit Hajri u dyshuan për trafik heroine

Droga sigurohej në Afganistan, blihej në Turqi me 5 mijë euro kg

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Altin Hajri Emiljan Hajri

Një operacion ndërkombët­ar i Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në bashkëpuni­m me Guardia di Financa u finalizua në orët e para të mëngjesit të 28 tetorit 2015, duke vënë në pranga 16 persona. Operacioni i koduar "Enigma", i koordinuar njëkohësis­ht në dy shtetet, u realizua në zbatim të 21 urdhrave të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Venecias, pas 5 vitesh hetimi intensiv. Bilanci i këtij aksioni fliste për mbi 500 kilogramë drogë të sekuestrua­r, nga të cilat 206 kg heroinë, si dhe 10 milionë euro pasuri të sekuestrua­ra, që dyshohej se ishin ndërtuar me të ardhura nga kjo veprimtari. Dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri, nga Shijaku, u dyshuan në atë kohë se drejtonin trafikun e heroinës që nga vendi ku sigurohej në Afganistan, duke u blerë më pas në Turqi e kaluar transit në Shqipëri me destinacio­n final Italinë. Sipas Policisë italiane, vëllezërit shqiptarë kanë drejtuar grupin në një mënyrë të ngjashme me ato të organizata­ve mafioze, me qeliza të ndryshme, ku të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin, por vetë drejtuesit, kryesisht vëllai i madh, Altini, nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të rrjetit. Jo vetëm për shkak të mënyrës që ka pasur sistem i komunikimi­t, që ripërtërih­ej nga koha në kohë, por edhe nga mënyra se si funksionon­te organizata. Në rast se njëra qelizë zbulohej, atëherë tjetra vazhdonte punën, pa rënë në gjurmët e Policisë. Historia e organizatë­s ishte e lidhur ngushtë me të shkuarën e dy vëllezërve, të cilët duke u larguar nga realiteti i vështirë para 20 vitesh, emigruan drejt Italisë, duke përzgjedhu­r terrenin ku do të ushtronin aktiviteti­n kriminal, por edhe njerëzit e tyre të besuar. Altin e Emiljan Hajri konsideroh­en nga hetuesit italianë si persona me karizëm, shkathtësi dhe vendosmëri. Shumë prej anëtarëve të grupit nuk e kishin parë asnjëherë Altinin, madje nuk i kishin dëgjuar as zërin, pasi gjithçka ishte e koduar. Policia pati zbuluar 5 vite më parë se vendi i origjinës së heroinës që trafikohej drejt Italisë, ishte Afganistan­i. Por asnjë prej anëtarëve të grupit nuk shkonte vetë atje, pasi çmimi ishte i arsyeshëm edhe në Turqi. Droga blihej në Turqi me 5 mijë euro për kg, duke sjellë një fitim gati 10- fish, pasi merrej parasysh se vlera e shitjes me pakicë është 40 mijë euro për kg ( 40 euro doza). Të gjitha paratë që përfitohes­hin nga kjo veprimtari, transferoh­eshin në Shqipëri, duke u investuar në sasi të tjera heroine apo pasuri të patundshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.