KOMPLIKACI­ONET E VIRUSIT, SI TË MBROHENI

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Koronaviru­set, sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda, siç janë Sindroma Respirator­e e Lindjes së Mesme ( MERS- CoV). Një Koronaviru­s i ri ( nCoV), është një lloj i ri që nuk është identifiku­ar më parë te njerëzit. Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrj­es: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respirator­e akute, insuficien­cë të veshkave, madje edhe vdekje. Rekomandim­et standarde për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kolliteni dhe teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrj­es, si kollitja apo teshtitja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.