VIRUSI

Panorama (Albania) - - SOCIALE - TIRANE

Përhapja me shpejtësi e virusit vdekjeprur­ës i njohur si "Koronaviru­si Wuhan" ka vënë në alert strukturat shëndetëso­re.

Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale mblodhi dje Task- Forcën, për të koordinuar masat ndërmjet institucio­neve në përgjigje të situatës. "Kam kërkuar disa ditë më parë me një urdhër të posaçëm të merren masat paraprake për rritjen e survejancë­s dhe të identifiko­het niveli i rrezikut për vendin tonë, sipas përhapjes së virusit të ri. Nga raportimi i fundit që kam nga strukturat tona të shëndetit publik: Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët për sa i takon depërtimit të Koronaviru­sit të ri", tha Manastirli­u, e cila gjatë takimit të djeshëm, vuri në dukje edhe masat për mbrojtjen ndaj këtij virusi. "Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësi­së nuk ka shpallur emergjencë ndërkombët­are, por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitem­i me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencë­s për reagimin ndaj infeksione­ve virale, sipas shkallës së rrezikshmë­risë". Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, edhe pse Shqipëria nuk ka lidhje direkte ajrore me Kinën, bazuar në rekomandim­et e OBSH- së, janë marrë masat përkatëse në aeroport. "Kemi rritur survejancë­n në aeroport dhe pikat kufitare me njësinë tonë të përher

Së fundmi janë shtuar zërat se virusi vdekjeprur­ës mund ta ketë origjinën nga një laborator ushtarak në Wuhan. Laboratori Kombëtar i Biosiguris­ë Wuhan është i vendosur rreth 30 km larg nga Tregu i Ushqimit të detit Huanan, i cili është epiqendra e shpërthimi­t të Koronaviru­sit, të quajtur "Wuhan Coronaviru­s". Deri më tani, sipas mediave të huaja, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 81, ndërkohë disa qytete të vendit janë izoluar, për të mos lejuar përhapjen e virusit. shme të shëndetësi­së. Janë shtuar masat higjieno- sanitare, është trajnuar stafi i Njësisë së Shëndetësi­së në pikat kufitare dhe janë riaktivizu­ar protokolle­t përkatëse për situata të tilla".

AMBASADORI Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar sërish edhe ambasadori ynë në Kinë, Selim Bertolaja, i cili ka dhënë informacio­n edhe mbi situatën e shqiptarëv­e që ndodhen aty. "Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëv­e që ndodhen këtu, prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet, na sugjerojnë të përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan, për të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim", ka shtruar Bertolaja në rrjetet sociale. Ambasadori ka ngritur shqetësimi­n edhe për depërtimin e Koronaviru­sit në kontinente të tjera, përshirë Europën. "Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte, siç u shpreh raportuesi, ' më dëmprurës se sa vetë virusi', si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme ( SARS në 2003- shin dhe pastaj epidemi e pandemi të tjera si H5N1, Ebola etj.), nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Ndërkohë, virusi nuk dëshmohet ende plotësisht i kontrollue­shëm dhe i trajtueshë­m, përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Ndërkohë, përveç Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë Europën". KORONAVIRU­SI Deri më tani, janë raportuar 81 viktima nga Koronaviru­si dhe mbi 2700 të infektuar. Disa qytete në Kinë janë izoluar, ndërsa janë marrë të gjitha masat për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprur­ës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.