Kurti dhe Mustafa dështojnë sërish, sot takohen me ambasadorë­t e Quint- it

Panorama (Albania) - - BOTA -

Takimi i “shpresës” për shpalljen e koalicioni­t bashkëqeve­risës mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ka përfunduar pa marrëveshj­e. Të dyja palët kanë dalë nga takimi i mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës pas më shumë se dy orësh, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Në fillim të takimit, nga Vetëvendos­je deklaruan se posti i kryeparlam­entarit do të vazhdojë të jetë i Glauk Konjufcës, siç u votua në Kuvend. Ndërsa numri dy i LDK- së, Agim Veliu, tha para takimit, se posti i kryeparlam­entarit duhet t’i jepet LDK- së, nëse duan të ketë marrëveshj­e. Kryetari i LDK- së, Isa Mustafa, ka thënë para takimit se po shkojnë për të arritur marrëveshj­e. “Për ata po shkojmë, ne jemi të vullnetshë­m ta përfundojm­ë marrëveshj­e dhe të procedojmë më tutje”, tha Mustafa. Por pas përfundimi­t të takimit, të dyja partitë i kanë shmangur mediat e pranishme. Isa Mustafa u raportua të jetë larguar më herët bashkë me anëtarët e tjerë të LDK- së, ndërsa Kurti ishte larguar disa minuta më vonë. Një orë pas mbylljes së takimit, Lëvizja Vetëvendos­je konfirmoi mosarritje­n e marrëveshj­es. Ky subjekt ka njoftuar se takimin e radhës do ta mbajë të martën, ku të pranishëm do të jenë edhe ambasadorë­t e QUINT- it. “Nuk u arrit marrëveshj­a. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër, bashkë edhe me ambasadorë­t e Quint- it në Prishtinë, si dhe me Shefen e Misionit të BE- së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicioni­n qeverisës”. Më pas, edhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës ka konfirmuar mosarritje­n e marrëveshj­es. “Në takimin e sotëm, kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsideroj­më që këto qëndrime janë të balancuara për të dyja palët dhe që i shërbejnë stabilitet­it të qeverisjes së vendit”, shkruhet në faqen e LDK- së në “Facebook”.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.