Vjen një "snajper", nga faulli ka shënuar 14 herë

Panorama (Albania) - - SPORT -

Eriksen në Milano është një lajm që me siguri do të gëzojë jo vetëm tifozët e Interit, por edhe Antonio Konten. Sepse me mesfushori­n danez "në duar", trajneri zikaltër ka më shumë alternativ­a taktike, por edhe teknike. Pra, një talent me cilësi të pamohueshm­e për mesfushën e tij dhe më shumë zgjidhje për formacioni­n, duke u nisur nga fakti që danezi është në gjendje të luajë si fantazist, "regjisor" i tërhequr ose si mesfushor. Jo vetëm, për Interin vjen edhe një specialist i goditjeve të dënimit. Gjatë karrierës së tij, Eriksen ka realizuar 14 gola nga vendi: ndërsa për sa i përket periudhës së kaluar në Londër, që nga momenti që ka mbajtur veshur për herë të parë fanellën e Totenhemit në Premier Ligë, në debutimin e 14 shtatorit 2013, është lojtari që ka shënuar më shumë nga faullet në kampionati­n anglez: 8 herë. Një cilësi që me siguri i mungon skuadrës prej kohës, pasi goli i fundit nga një goditje standarde daton në sezonin 2017-' 18, me Zhoao Kanselon, që shënoi kundër Kaljarit ( më 12 prill në "San Siro").

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.