Një biznes i vërtetë, danezi vlen 90 milionë

Panorama (Albania) - - SPORT -

Eriksen tek Interi. Në fund, klubi zikaltër është dorëzuar dhe do duhet të derdhë në arkat e Totenhemit 20 milionë euro, shifra e kërkuar nga anglezët, pa bonuse. Për më shumë, "Spërsat" do të arkëtojnë përqindjen e solidarite­tit ( rreth 5%, shumë për skuadrën që e ka rritur profesiona­lisht) dhe fitimet e biletave në favor të londinezëv­e për një miqësore që do të organizohe­t mes skuadrave. Një biznes i vërtetë nga Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio. E nëse dikush do të kishte dyshime lidhur me mirësinë e operacioni­t të kryer nga drejtuesit interistë për të transferua­r në Milano danezin, mjafton të lexojë një shifër. Sepse të dhënat, ndonjëherë nuk arrijnë të thonë gjithçka, por shpesh tregojnë shumë. Nëse është e vërtetë që Eriksen, duke konsiderua­r kontratën në skadencë me Totenhemin në verë, do të ishte transferua­r me parametër zero, është po aq e vërtetë që Interi për të paraprirë bashkimin në janar, pagoi pikërisht 20 milionë. Goditjen e madhe e zbulon "Transferma­rkt", ku sipas një raporti të fundit, vlera e lojtarit është 90 milionë. Dhe është vetëm 27 vjeç, në pikun e karrierës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.