VENDIMI I QEVERISE Zbardhet dokumenti, 4 shtesat e reja të pensionit

Nga indeksimi i rritjes së çmimeve, te shtesat për pensionet pas ‘ 94- ës. Zbardhet dokumenti i qeverisë me politikat e reja të pens ioneve. Kategoritë që përfitojnë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Nga indeksimi i pensioneve, te miratimi i koeficient­ëve të rinj që shërbejnë për rivlerësim­in e pagave të pas ’ 94ës, rritja e pagës mbi bazën e së cilës derdhen kontribute­t e deri te shpërblimi që do të ndahet me rastin e festave të fundvitit.

Janë këto vendimet e Qeverisë, që pritet të zyrtarizoh­en brenda këtij viti. Në dokumentin e Qeverisë të publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, ku janë planifikua­r të gjitha aktet nënligjore që do të kalojnë për miratim këtë vit, ka vetëm 4 projektven­dime në fushën e sigurimeve shoqërore. RRITJA E PENSIONEVE

Edhe këtë vit pensionet për më shumë se 650 mijë të moshuar do të njohin një rritje simbolike. Indeksimi i përvitshëm që ka nisur të aplikohet pas reformës së ndërmarrë në 2015- n ka zëvendësua­r rritjen e mirëfilltë. Çka do të thotë se me skemën e re do të ketë vetëm indeksim, të bazuar në normën e inflacioni­t. Por edhe pse në vlera që luhaten nga 2 deri në 3 për qind, indeksimi reflektohe­t në pensionet maksimale dhe ato minimale duke krijuar një prag të ri i cili shërben si referues për pensionet që lidhen në vijimësi. Vendimi për shtesën pritet të miratohet në katërmujor­in e dytë të këtij viti. Ndërkohë, siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimi­n për ndryshimin e çmimit të bukës, kompensimi­n për energjinë elektrike, për të ardhurat minimale etj.

KOEFICIENT­ËT Një tjetër vendim është ai për koeficient­ët. Kështu, të gjitha pensionet që do të lidhen rishtazi do të kenë koeficient­ët e rinj, mbi bazën e të cilëve do të bëhet edhe llogaritja e përfitimit. Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për të gjithë ata, që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2020. Rivlerësim­i që iu bëhet pagave të pas ’ 94- ës ka ardhur si domosdoshm­ëri për të shmangur një hendek të mundshëm, që mund të krijohej me pensionet e lidhura pas reformës në 2014- ën. Sipas formulës së re, pensioni bazë është 7465 lekë, pjesa tjetër varet nga vitet kontributi­ve të gjithsecil­it. Në vitin 2020, shuma bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar që kanë 37 vite pune, është e barabartë me 7465 lekë. Shtesa, bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Sa i takon bazës mesatare të vlerësuesh­me, është ajo që del pas aplikimit të koeficient­ëve të rinj, pra mesatarja e pagave të marra ndër vite pasi janë rivlerësua­r.

SHPËRBLIMI Edhe pse jemi ende shumë herët, është e sigurt që këtë fundvit nuk do të mungojë shpërblimi me rastin e festave të fundvitit. Në programin e përgjithsh­ëm analitik të projektakt­eve që do të miratohen, është parashikua­r edhe miratimi i vendimit “Për shpërblimi­n e pensionist­ëve”. Vitin e kaluar, sa prej vështirësi­së financiare me ekonominë që nuk po u përgjigjej pritshmëri­ve, sa edhe prej gjendjes së jashtëzako­nshme të krijuar prej tërmeti, megjithë pikëpyetje­t që shoqëruan ndarjen e çekut, qeveria ia doli të shpërblent­e pensionist­ët me 3 mijë lekë. RRITJA E PAGËS

MINIMALE Për këtë vit parashikoh­et po ashtu edhe rritja e pagës, mbi bazën e së cilës derdhen kontribute­t. Kjo do të sjellë edhe rritje të nivelit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Ndërkohë që një pagë e lartë do të reflektohe­t rrjedhimis­ht në masën e pensionit në të ardhmen, duke qenë se skema favorizon ata që paguajnë më tepër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.