Panorama (Albania) : 2020-01-28

SPORT : 23 : 23

SPORT

PANORAMA 23 28 2020 E MARTE JANAR Rreth 100 tifozë e prisnin gjatë vizitave mjekësore, danezi buzëqeshte i lumtur Festë zikaltër, zbarkon edhe Eriksen Dje ishte dita e parë si zikaltër, firma u vendos të shtyhej për sot nga klubi Aventura e Kristian Eriksen tek Interi ka nisur në orën 10: 15 të ditës së djeshme, në terminalin për udhëtime private të Aeroportit "Linate" të Milanos. FORMACIONI NJË "XHOL" NË MESFUSHË, SI NDRYSHOHET ME KRISTIANIN Me kalimin tashmë thuajse zyrtar të Kristian Eriksenit tek Interi, Antonio Konte do nisë punën për t'i gjetur sistemimin. Në skemën 3- 5- 2 do të luante përkrah Barelës ( pas sulmuesve), por mund të ketë një modifikim të lehtë, një kalim te moduli i ngjashëm 3- 4- 1- 2, me fantazisti­n danez pas krahëve të Lukakut dhe Lautaros. E prisnin rreth 20 gazetarë dhe operatorë: për shkak të vendndodhj­es dhe ditës së punës, është shtyrë vrulli i parë i tifozëve, nuk pati fansa. Eriksen, i veshur me xhaketë sportive dhe atlete të bardha, i shoqëruar nga partnerja Sabrina Kvist, nuk ka folur, por përshëndet­i me gishtin e madh të dorës të ngritur. INTERI ME ERIKSENIN ( 3- 4- 1- 2) Handanoviç Shkriniar De Vraj Godin JANG Sensi Barela MOZES ERIKSEN E HËNA E DANEZIT - Lukaku Lautaro Danezi, porsa përfundoi vizitat mjekësore në klinikën "Humanitas", i është drejtuar më pas Komitetit Olimpik Kombëtar italian për të marrë lejen sportive, ku e kanë pritur rreth 100 tifozë: disa përfaqësue­s të "Curva Nord" ( grupit të ultrasve zikaltër), djem të dalë nga shkolla, të gjithë për të parë fantazisti­n e ri ( edhe pse pozicioni i ri që do t'i përcaktojë Antonio Konte mbetet për t'u zbuluar). Eriksen ndodhej në Komitet rreth orës 13: 40, pas disa orësh testesh në "Humanitas", por duke parë turmën, hyri në ndërtesë nga dera e pasme, ndërsa automjeti i Interit që e përcolli ndiqej nga celularë të lidhur drejtpërdr­ejt me rrjetet sociale. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, danezi përshëndet­i nga një dritare tifozët që e prisnin, duke bërë edhe një "selfie" si tregues që po shijonte momentin. Më pas, u transferua në një hotel për të drekuar dhe për të pushuar, në mbrëmje iu drejtua më pas selisë për të firmosur për katër vite e gjysmë ( deri në 2024- ën, do të përfitojë rreth 7 milionë euro plus bonuse) duke u shndërruar në blerjen e tretë të seksionit dimëror. I treti, por më i prituri dhe i ëndërruari, një nga goditjet më të mëdha të Interit post-" tripletës". Zyrtarizim­i do të shtyhet sot, sepse klubi kërkoi t'i përgatisë një prezantim të madh. Grumbullim­i i parë mund t'i takojë që të dielën kundër Udinezes, por operacioni "derbi" ka nisur. Akordi me Eriksen u arrit të premten e kaluar. Ishte 24 janari 2020: saktësisht një vit më parë Interi konfirmont­e blerjen e parë dhe të vetme të dimrit 2018' 19, Sedrik Soaresh: portugezi do të mbyllte sezonin me 9 ndeshje, 0 gola dhe 526 minuta. Në atë kohë, "Suning" preferoi të shtynte në dimër rinovimin. Kalimi nga Sedrik tek Eriksen nuk duhet të mos merret parasysh. KURIOZITET - PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.