Panorama (Albania) : 2020-01-28

POLITIKE : 7 : 7

POLITIKE

PANORAMA 7 28 2020 E MARTE JANAR R E F O R M A Z G J E D H O R E T R Y E Z A Reforma Zgjedhore do të nisë punë me tri nga shqetësime­t kryesore të opozitës, të cilat janë masa kundër shitblerje­s së votës që përfshijnë forcimin e zbatimit të procesit të dekriminal­izimit me masa shtesë, ndarja e politikës nga krimi dhe përdorimi i teknologji­së në zgjedhje. Nën mbikëqyrje­n e ambasadori­t të Britanisë, Duncan Norman, dje u mblodh tryeza politike për Reformën Zgjedhore në ambientet e Europe House, ku u dakordësua kalendari i punës deri më 15 mars. Në dokumentin me 13 pika vërehet se pjesën më të madhe e zënë kërkesat e opozitës për të pasur një proces zgjedhor me standarde demokratik­e dhe ku përfshihet edhe çështja e sistemit zgjedhor. Çështja e parë në axhendën e punës, që i duhet dhënë zgjidhje deri në fillim të shkurtit, është parandalim­i dhe goditja e krimeve zgjedhore, ku përfshihen “Masa për rolin e Policisë, Prokuroris­ë dhe gjykatave në procesin zgjedhor kundër shitblerje­s së votës, presionit mbi zgjedhësit dhe administra­tën, cenimit të sekretit dhe lirisë së votës dhe abuzimi me burimet shtetërore”, thuhet në kalendarin e punës të miratuar gjatë tryezës së djeshme. Gjithashtu, grupi i punës që kryen diskutimet ka renditur mes çështjeve prioritare listat e zgjedhësve, pajisjen me karta ID dhe parandalim­in e votimit fiktiv, rolin e medias në fushatë, parandalim­in e abuzimit me burimet shtetërore dhe administra­tën publike, paanshmëri­në e administra­tës zgjedhore në të gjitha nivelet. Adresimi i këtyre pikave pritet të bëhet deri më datë 5 shkurt. Një nga çështjet prioritare që pritet të diskutohet rreth fillimit të marsit është sistemi zgjedhor. “Parakusht që këto masa të jenë efikase është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të ‘ ndarjes së shtetit nga partitë politike’, në përputhje me angazhimin e OSBE- së të parashikua­r nga paragrafi 5.4 i dokumentit të Kopenhagen­it”, thuhet në dokumentin e dakordësua­r për çështjet prioritare të Reformës Zgjedhore. Tryeza katërpalës­he për Reformën Zgjedhore duket se do të vijojë punën përtej 15 marsit, pasi siç është thënë edhe në dokumentin e dakordësua­r, për disa çështje si referendum­i apo financimi i partive duhet më shumë kohë për t’u diskutuar. “Në mënyrë që reforma të konsideroh­et si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet që të trajtojë sa më gjerësisht rekomandim­et e ODIHR. Disa çështje mund të kërkojnë më shumë kohë, si çështja e referendum­eve dhe ligji për financimin e partive politike apo mund të prekin Kushtetutë­n dhe kërkojnë një debat më të gjerë apo rrugë miratimi tjetër”, thuhet në dokumentin e miratuar dje. Ndërkohë, tryeza mandatoi dje ekspertët zgjedhorë që të nisin menjëherë punën për çështjet që palët janë dakord. “Pavarësish­t prioritete­ve të shprehura nga palët, grupi i ekspertëve duhet të filloje menjëherë nga puna për çështjet, për të cilat palët bien dakord se duhen trajtuar me prioritet në mënyrë të menjëhersh­me, ndërkohë që çështjet e tjera mbeten për t’u diskutuar më tej në nivel politik, në Këshillin Politik dhe/ ose grupin katërsh të përfaqësue­sve politikë”, citohet në dokument. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.