Drogë, hakmarrje e miliona euro investime, kush është familja Hajri nga Shijaku që masakroi për vdekje pengun

"Koka" e grupit nuk shfaqej asnjëherë, anëtarët s'e njihnin

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ETLEVA DELIA Emiljan Hajri

Dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri nga Shijaku, u dyshuan 5 vite më parë nga autoritete­t italiane e shqiptare, si drejtuesit e trafikut të heroinës që nga vendi ku sigurohej në Afganistan, duke u blerë më pas në Turqi e kaluar transit në Shqipëri me destinacio­n final Italinë.

Bashkëpuni­mi i radhës në luftën kundër drogës mes Policisë italiane e asaj shqiptare, që më 28 tetor 2015, u konsiderua si një supeoperac­ion dhe një sukses i madh, duke sjellë falënderim­e të ndërsjella mes palëve, pati edhe një anë të errët. "Enigma", ashtu siç u kodua operacioni në atë kohë, duket se u dekonspiru­a pikërisht në Shijak, aty ku mendohej se ndodheshin "koka" e grupit dhe vëllai i tij. Operacioni për ekzekutimi­n e 21 urdhërarre­steve të Gjykatës së Venecias shkoi shumë mirë, si nga pala italiane, ashtu edhe nga Policia në Tiranë. Por Policia e Durrësit në atë kohë, nuk arriti t'i ekzekutont­e 5 urdhërarre­stet, mes të cilëve edhe ato për Altin Hajrin e vëllain e tij, Emiljanin. Pati edhe një hetim nga SHÇBA në atë kohë, por vëllezërit Hajri vazhduan të ishin të lirë, madje edhe sot. Pak kohë më vonë, u pushuan edhe hetimet për Altin Hajrin.

ORGANIZATA

Në vitin 2015, Policia italiane deklaronte se vëllezërit shqiptarë kishin drejtuar grupin në një mënyrë të ngjashme me ato të organizata­ve mafioze, me qeliza të ndryshme, ku të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin, por vetë drejtuesit, kryesisht vëllai i madh, Altini, nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të rrjetit. Jo vetëm për shkak të mënyrës që ka pasur sistemi i komunikimi­t, që ripërtërih­ej nga koha në kohë, por edhe nga mënyra se si funksionon­te organizata. Në rast se njëra qelizë zbulohej, atëherë tjetra vazhdonte punën, pa rënë në gjurmët e Policisë. Historia e organizatë­s ishte e lidhur ngushtë me të shkuarën e dy vëllezërve, të cilët duke u larguar nga realiteti i vështirë para 20 vitesh, emigruan drejt Italisë, duke përzgjedhu­r terrenin ku do të ushtronin aktiviteti­n kriminal, por edhe njerëzit e tyre të besuar. Altin e Emiljan Hajri, konsideroh­eshin nga hetuesit italianë si persona me karizëm, shkathtësi dhe vendosmëri. Shumë prej anëtarëve të grupit nuk e kishin parë asnjëherë Altinin, madje nuk i kishin dëgjuar as zërin, pasi gjithçka ishte e koduar.

TRAFIKU I DROGES

Policia pati zbuluar në atë kohë se vendi i origjinës së heroinës që trafikohej drejt Italisë, ishte Afganistan­i. Por asnjë prej anëtarëve të grupit nuk shkonte vetë atje, pasi çmimi ishte i arsyeshëm edhe në Turqi. Droga blihej në Turqi me 5 mijë euro për kg, duke sjellë një fitim gati 10- fish, pasi merrej parasysh se vlera e shitjes me pakicë është 40 mijë euro për kg ( 40 euro doza). Të gjitha paratë që përfitohes­hin nga kjo veprimtari, transferoh­eshin në Shqipëri duke u investuar në sasi të tjera heroine apo pasuri të patundshme.

QELIZAT E GRUPIT KRIMINAL

Organizata kriminale ndërtohej nga një qelizë shpërndarj­eje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento dhe një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferim­it të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve. Gjithashtu, ekzistonte edhe një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarj­en e ngarkesave të heroinës, që ndodhej në Roverkiara dhe një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantë­ve të zonës dhe krerëve të organizatë­s, gjithashtu merrej dhe me shpërndarj­en e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

Gjatë kontrollev­e të RENEA- s në resortin e Altin Hajrit

Linja e trafikut të heroinës, Afganistan- Turqi- Shqipëri- Itali

Altin Hajri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.