Panorama (Albania)

Si e gjeti Bushati rrugën e Zotit

- AGRON GJEKMARKAJ

Tanimë Shqipëria ka tre ministra të Jashtëm në OSBE: një de jure, të gjatë

e me mjekër që është Edi Rama, një defakto që është gjeniu i shkurorëzu­ar Gent Cakaj dhe një prej së vërteti nga derë e Bushatllin­jve, të cilit me gjasë i është bërë gjaku hirrë, Ditmir Bushati, i emëruar nga Kryeminist­ri i zënë ngushtë në atë organizatë. Tani Cakaj ka për detyrë të merret me biletat... e Bushatit, hotelin, dietat ku gjithë mllefin e poshtërimi­n mund ta nxjerrë te yjet e hoteleve dhe te kompanitë ajrore. Por këtu poshtërimi ka tri shkallë. Rama u poshtërua nga trupa drejtuese e OSBE- së që nuk i pranuan Cakajn, Bushati nga Rama se u ngashërye, qau në prehrin e tij, bëri autokritik­ë dhe e pranoi menjëherë detyrën e re dhe bashkë me të mori buzëqeshje­n e Elisës, të Sandrit dhe një shtrëngim duarsh prej babaxhani nga shoku Ulsi.

Liderit i shijojnë shumë udhëtimet e kthimit të djemve plëngprish­ës. Ndërsa “gjeniu” u çnjerëzua dhe sikur i kaloi përsipër një traktor sepse mbi të ranë tri mynxyra: një nga OSBE, një nga Rama dhe ajo që peshon e dhemb më tepër, shndërrimi i tij në sekretar i Bushatit. Pos Karageges, Bushatllin­jtë e tjerë, ndonëse një derë e madhe në aleancë konstante me botën e maleve, me ata që Fishta i thërriste “lekët”, tentuan të bënin kryengritj­e, të cilat përfundoni­n me ngashërim pas Sulltanit që më pas i falte dhe u jepte nga një gradë. Kështu, në përmasa më groteske i ndodhi Ditmirit.

Në fillim, Sulltani ynë, që iu shtoftë ymri, e bëri vezir dhe pastaj e shkarkoi dhe e la një çaush të thjeshtë të Rilindjes. U mërzit evlati. Faj nuk kishte se ai i gjori dëme vendit të tij nuk i kishte bërë. Gjuhët i fliste, inteligjen­cë dhe cinizëm për të mos bërë gabime kishte, por trimëri asnjëherë! Ditën që vendosi të tregojë krenarinë e birit të zemëruar me të anë dhe nuk hipi në makinën e Ramës në shkallet e ministrisë, kur në altarin e diplomacis­ë shuguruan Gent Cakajn, mori një teposhtë që dukej pa kthim.

Qysh atij sahati, nga diplomat filloi të komunikont­e si poet i diplomacis­ë me metafora priftërinj­sh, të tipit “vogliamoci bene” komtarisht, me nuanca e zukama, të cilat hanin interpreti­m me uzdajën se zemra e liderit do të qullej e thyhej një ditë, teksa beniamini i tij hallakatej dilemash. Qe dimër, ftohtë, stinë vetmie, askush nuk i fliste, të gjithë i iknin si djalli temjanit. Sandri bënte sikur s’e njihte, mamica e përbuzte, oh çfarë lëngate e tmerri i provoi xhani e i panë sytë. Por një ditë, lideri ferman lëshoi! Nxirrmani në kongres, aty ku do kaloj unë t’i jap dorën. Dhe llaf i tij si fjalë perëndie u bë realitet. Asaj ujdhese ku shefi i Rilindjes ngjatjetoi Driton një si shtjellë ajri a vegim, u ndal mbi këtë të fundit. Vetmia u zbeh, shikimet u kthyen, përshëndet­jet po e po . Ndërsa ish- ministri i ndali të gjitha cicërimat, të cilat mund ta mërzisnin të madhin. Nga ferri u ngjit përsëri në purgator, i ulur në cepin e shpresës së mirë.

Një ditë hyj në një kafe dhe në një qoshe më kapën sytë ish- ministrin, për të cilin kisha dhe kam njëfarë simpatie kur e krahasoj me ata biçimerë që janë ministra sot. Pata dilemë të madhe t’i flas a mos t’i flas, duke ditur se çfarë e gjeti Klosin e gjorë kur u takua me xhymertin Fahro në mbledhjen e Kryesisë. Por se shmangia dot. Ministri më pa ftohtë, i bindur që edhe muret kanë sy e veshë, teksa lutej me vete inshallah nuk ulet. Por u ula pa pritur ftesë, për ta torturuar pak. Po si je more qerrata, i thashë. Ai nuk m’u gjegj, por menjëherë tha: Rroftë Edi Rama! Poshtë Lulzim Basha! Pastaj vazhdoi, aha opozita s’ka gjë në terezi kështu, po dëmton interesat e vendit. Rama merr edhe nja dy mandate të paqta, e trashi zërin. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. Befasia më beri meit. Ti, - tha,- ke shpifur për komandanti­n e legjionit të nderit, ke mërzitur me qyfyret e tua edhe shoqen Elisë, një nga kuadrot më të vyer të Rilindjes. Miku yt, Mark Marku, lëndoi shokun Musa, një hero të gazetarisë socialiste dhe të partisë sonë. Po kaq ke abuzuar me shokun Damian, të cilit s’ka çfarë i ha miu pas darke nga varfëria. I ke thyer zemrën vete shoqes Etildë, me romuzet e tua plot helm.

Ti i ke shtuar rrudhat e veremin shoqes Kumbaro me komentet e tua, ti ke përfolur Erjon Braçen, bilbilgjyz­arin e partisë sonë, vërtet trupshkurt­ër, po me mendime të larta. Ti ke bërë insinuata për Ahmetajn, që kryetari ynë e caktoi ministër të Rindërtimi­t, i cili jeton si françeskan me moton ‘ paqe e mirësi’. Ti i ke vënë nominimin patetik e folklor Pandit tonë, fjalë e të cilit ngjyroset me urtinë dhe gurrën popullore, me bojën e flokëve të Rakip Sulit, je marrë që të rënshin të tutë dhe u bëfsh tullac, m’i numëroi të gjitha teksa rrasej ende më në setrën e tij, që të mos dukej.

Ogertës, që po sakrifikoh­et për shëndetin publik, i ke cenuar shëndetin personal me ato palo tallje. Menduat ju, - tha, - se u bëra hasëm me Ramën e? Kaq ta bëni dhëmbin, se nuk do ia mbërrini kurrë asaj dite,- vikati,- se atë e dua më shumë se veten. Aq sa ndahet këpuca nga këmba, aq ndahemi ne nga ai. Ne jemi këpucët, me të cilat a i përshkon rrugët e së ardhmes për të dizenjuar Shqipërinë që duam. Nuk më la kohë ta uroja për detyrën e re, teksa si mitraloz qëlloi mbi mua nja njëqind parulla pro Ramës dhe Rilindjes. U ngrita pasi shqiptova tri herë thirrjen: urraaaa urraaaa urraaaaa! Mendova se delja e humbur e paska gjetur grigjën e vet, domethënë rrugën e Zotit për tek i Zoti. Autokritik­a e Ditmirit duket se ka qenë e thellë, e sinqertë, e kalitur në kudhrën e kohës. Rama e di që Ditmiri nuk gabon më, por edhe Bushati tanimë i delirur nga pezmi i mëkatit e di se gabimi është më i rëndë se krimi, siç thoshte Tajerani, ndaj s’ka për t’i bërë kurrë asnjërin.

Liderit i shijojnë shumë udhëtimet e kthimit të djemve plëngprish­ës. Ndërsa “gjeniu” u çnjerëzua dhe sikur i kaloi përsipër një traktor sepse mbi të ranë tri mynxyra: një nga OSBE, një nga Rama dhe ajo që peshon e dhemb më tepër, shndërrimi i tij në sekretar i Bushatit. Pos Karageges, Bushatllin­jtë e tjerë, ndonëse një derë e madhe në aleancë konstante me botën e maleve, me ata që Fishta i thërriste “lekët”, tentuan të bënin kryengritj­e, të cilat përfundoni­n me ngashërim pas Sulltanit që më pas i falte dhe u jepte nga një gradë. Kështu, në përmasa më groteske i ndodhi Ditmirit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania