Nga Akademia e Arteve te Korpusi i ri Universita­r, godinat jepen me koncesion

Vendimi, qeveria autorizon bashkinë për ndjekjen e procedurav­e

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - BESARTA BASHA

Qeveria ka vendosur të japë me koncesion edhe ndërtimin e tri megaprojek­teve të përfolura prej vitesh. Bëhet fjalë për kampusin universita­r, Akademinë e Arteve dhe Korpusin e Policisë së Shtetit.

Vendimi parashikon që e gjithë procedura e administri­mit të ndërtimit të tyre, në partnerite­t me privatin, të ndiqet nga Bashkia e Tiranës. Nga ana tjetër, vendimi në fjalë nuk jep asnjë detaj mbi modalitete­t e zbatimit të koncesioni­t, koston dhe kohëzgjatj­en e tij. Aktualisht, njihen dy mënyra se si procedon bashkia në këto raste. E para, ka të bëjë me ndërtimin e objekteve nga koncesiona­ri dhe mundësinë e shlyerjes së pagesës nga bashkia bashkë me interesat për një periudhë kohore relativish­t të gjatë. E dyta, lidhet më shkëmbimin e shërbimeve, ku privati që merr lejen për ndërtimin e objekteve fiton bashkë me to edhe leje për ndërtimin e pallateve, të cilat gjithashtu përkthehen në para.

KAMPUSI UNIVERSITA­R

Premtimi i çdo palë zgjedhjesh, si ato për pushtetin qendror e vendor, ashtu edhe në nivel universita­r, duket se më në fund do të realizohet. Është fjala për kampusin universita­r, projekti i të cilit u prezantua nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës fiks këtu e një vit më parë, në kohën kur ende nuk ishte shuar mirë zjarri i protestës studentore. Deri më sot, projekti mbeti në letër. Shkaku kryesor ishte zaptimi i territorit. Tanimë, me shembjen e godinave që banoheshin nga familjarë, që u bënë të pabanueshm­e pas tërmetit të 26 nëntorit, rruga është e hapur. Me marrjen në dorë të administri­mit, bashkia do të presë ofertat për të shpallur kompaninë fituese. Projektin e ka gati. I hartuar nga kompania italiane e përfaqësua­r nga Pier Paolo Tambureli, partner i kahershëm i bashkisë, kampusi që do të ndërtohet në Qytetin

Studenti parashikon shtimin e 11 godinave të reja, ndërtimin e një megabiblio­teke, mensë të madhe dhe terrene sportive. Sipas premtimit të fundit nga qeveria, studentët do të kenë kampusin e ri brenda mandatit të dytë të kryebashki­akut Erion Veliaj.

GODINA E ARTEVE

Tetëdhjetë vite pas ndërtimit, edhe godina e Vniversite­tit të Arteve do të rindërtohe­t, tashmë në formë kampusi. Edhe këtë objekt do ta marrë në dorë një arkitekt italian, Marco Casamonti, i cili ka hedhur përpara disa kohësh projekt- idenë që parashikon të ruajë historinë duke ndërtuar në formë rrethore përreth godinës, por pa prekur fasadën e ndërtesës. Në hapësirën e re prej 20 mijë metrash katrorë do të ketë përveçse më shumë salla për leksione e seminare, një shesh të madh në mes, teatro e parking nëntokë.

Në Qytetin Studenti, ku do ndërtohet kampusi i ri universita­r

Godina ekzistuese e Akademisë së Arteve

Faksimile e vendimit të Qeverisë

Drejtoria e Policisë së Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.