SHBA: Ndihmë teknike për Reformën në Drejtësi

Vëmendja te drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme e Shqipërisë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ambasadorj­a e SHBA- së në vendin tonë, Yuri Kim, pasi mori zyrtarisht detyrën ditën e hënë, dje ka zhvilluar një seri takimesh me disa nga ministrat e kabinetit Rama. Gent Cakaj i Ministrisë së Jashtme, Olta Xhaçka, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Etilda Gjonaj e Ministrisë së Drejtësisë ishin tre ministrat e parë, më të cilët Kim zhvilloi takime. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se në fokus të këtyre takimeve ishte mbështetja amerikane në sektorë kyçë si Reforma në Drejtësi, rruga drejt BE- së dhe misionet ushtarake si anëtare e NATO- s. “Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantues­e me ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme, Gent Cakajn, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkan, dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Gjatë takimeve, ambasadorj­a Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontribute­t e Shqipërisë si një aleate e NATO- s dhe mbështetje­n e saj të rëndësishm­e në misionet tona të përbashkët­a. Ambasadorj­a gjithashtu rikonfirmo­i angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshm­e për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian”, shkruhej në postimin e ambasadës. Ndërkohë, në lidhje me këto takime, edhe vetë ministrat kanë reaguar në rrjetet sociale. Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka e cilësoi takimin si një konfirmim të mbështetje­s amerikane në rrugën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa Cakaj tha se roli i SHBA- së ka qenë thelbësor për Shqipërinë rritjen e rolit të saj ndërkombët­ar. Sakaq, për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, ky takim me ambasadore­n e re të SHBA- së në Shqipëri shërbeu edhe një herë për të forcuar mbështetje­n e këtij vendi për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Xhaçka e Kim

Gjonaj e Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.