Panorama (Albania)

Reforma deri më 15 mars, ekspertët: Arrihet vetëm nëse plotësohen dy kushte

Celibashi: "Arrihet nëse ka një punë parapër gatitore nga Komisioni". Kume: "Është çështje vullneti, jo çështje kohe"

- MARIGLEN KUME Ilirjan Celibashi Kristaq Kume

Më 21 janar, gjatë një aktiviteti në Tiranë, ambasadori i OSBEsë në Shqipëri, Bernd Borchardt, tha se shqyrtimi i të gjitha problemati­kave zgjedhore deri më 15 mars do të jetë një sfidë e vështirë.

"Unë u uroj të gjithë aktorëve të përfshirë fat, dëshirën për të bërë kompromis, si edhe shumë energji", pohoi Borchardt. Pas tij, një qëndrim të ngjashëm patën ditën e hënë edhe dy bashkëkrye­tarët e Komisionit Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Kjo e fundit u shpreh se e sheh shumë të pamundur. Por ndryshe nga Gjiknuri dhe Hajdari, dy ish- kryetarë të KQZ- së, Kristaq Kume dhe Ilirjan Celibashi, thonë se palët i kanë të gjitha mundësitë për ta përfunduar Reformën Zgjedhore brenda afatit të paracaktua­r. Ilirjan Celibashi, në një prononcim për gazetën "Panorama", u shpreh se nëse palët kanë një draft të parapërgat­itur më herët dhe janë të prirur për konsensus, atëherë mund t'ia arrijnë, pavarësish­t se afati është i ngushtë. "Mesa kam kuptuar unë, Këshilli Politik deri më 15 mars kërkon ta kalojë si draft dhe jo ta miratojë. Është pak afat i ngushtë, por unë mendoj se kjo reformë arrihet të mbyllet vetëm nëse përmbushen dy kushte: E para, vetëm nëse është bërë një punë përgatitor­e në aspektin e drafteve dhe nëse të dyja palët kanë vullnet. Duhet të jenë të prirura për kompromis palët, përndryshe, nëse ngecin në detaje ligjore, më duket shumë e vështirë për t'u arritur. Duhet ta shfrytëzoj­në kohën. Nëse punojnë ditë për ditë dhe me seriozitet, edhe mundet, sepse nuk do të shpikin diçka nga e para. Gjërat dihet se si janë", tha Celibashi. Ndërsa për ishkryetar­in tjetër të KQZ- së, Kristaq Kume, situata është edhe më e thjeshtë. Sipas tij, palët kanë të paktën 2 vite që punojnë për këtë reformë dhe i kanë thuajse gati të gjitha opsionet. Madje, sipas tij, deri më 15 mars mund të arrihet edhe ndryshimi i sistemit. "15 marsi për mua është absolutish­t një datë e arritshme për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Unë gjykoj se nuk është koha që e përcakton nëse mund të mbarojë, por vetëm vullneti. Nëse ata duan, mund ta arrijnë. Çdo ndryshim që është vendosur në atë kalendar mund të bëhet. Çdo gjë bëhet nëse duan të bëhet dhe mund të bëhet pa presionin e kohës. Nuk është koha që ushtron presion mbi ta.

Edhe ndryshimet në Kushtetutë mund të bëhen. E gjithçka mund të bëhet, nuk është se fillon nga e para dhe në boshllëk. Për këtë Reformë Zgjedhore ka të paktën dy vjet që punohet. Që punohet nga Kuvendi, nga partitë më vete dhe nga shoqëria civile", tha Kume. Dy ekspertët Kume dhe Celibashi ndahen me njëri- tjetrin te ndryshimi i sistemit. Ndonëse Kume thotë se sistemi zgjedhor mund të ndryshohet brenda 15 marsit, për Celibashin çështja e sistemit kërkon një diskutim dhe përkushtim më vete. "Reforma mund të arrihet, sigurisht, vetëm nëse palët nuk merren me sistemin zgjedhor. Çështja e sistemit është një çështje më vete dhe s'ka lidhje as me ditët, as me muajt dhe as me afatin. Mund të kesh 4 vite që diskuton dhe nuk arrin asnjë dakordësim dhe më pas arrin marrëveshj­e në një ditë. Dhe mesa shoh unë, sistemi do të jetë thjesht një diskutim teorik, por vështirë se ndryshohet", tha Celibashi.

ZGJEDHJET E PARAKOHSHM­E

Opozita e bashkuar ka deklaruar në publik se nëse pas 15 marsit nuk ka një dakordësi për zgjedhje të parakohshm­e, atëherë do të dalin në protestë. Por kur mund të ketë zgjedhje të parakohshm­e nëse ka një dakordësi? Sipas ekspertëve, nëse partitë politike i kërkojnë Presidenti­t të nxjerrë një dekret për zgjedhje, ligji e parashikon që për 45 ditë të bëhen gati. "Nëse bihet dakord për zgjedhje të parakohshm­e dhe varet se për çfarë zgjedhjesh, në zgjedhje për Kuvendin apo zgjedhje për organet e qeverisjes vendore, ose të dyja së bashku, dakordësia është kushti për të nisur punën. Që do të thotë, t'i kërkohet Presidenti­t që të dekretojë datën dhe sipas ligjit duhen të paktën 45 ditë. Të paktën në atë që parashikoh­et sot në ligj", deklaroi Kume. Por ajo që theksojnë Kume dhe Celibashi është se për të zhvilluar zgjedhje të mira, Komisioni i Venecias ka rekomandua­r se Kodi i ri Zgjedhor duhet të miratohet të paktën një vit para zgjedhjeve, ndërsa implementi­mi i sistemit bëhet në zgjedhjet e dyta pasardhëse. "Ndërkohë ka një rekomandim nga kodi i praktikës së mirë për zgjedhje nga Komisioni i Venecias, në të cilin thuhet se nëse bëhen ndryshime të thella në legjislaci­onin zgjedhor, përfshirë edhe sistemin zgjedhor, këshillohe­t që të gjitha këto të bëhen jo më vonë se 1 vit nga data e zgjedhjeve. Madje, Kodi rekomandon që nëse ndryshon sistemi i zgjedhjeve, sistemi i ri të implemento­het në zgjedhjet e tjera pasardhëse", tha Kume. Ndërsa sipas Celibashit, në rastin më të mirë, nëse ligji zgjedhor pëson ndryshime të thella, zgjedhjet duhet të bëhen të paktën 6- 8 muaj pasi të miratohet Kodi i ri Elektoral. "Në fakt, standardet thonë minimumi një vit, por, megjithatë, nëse caktohen zgjedhje të parakohshm­e, do të përgatites­h edhe brenda 45 ditëve siç e ka ligji. Megjithatë, për të arritur standardet duhen në rastin më të mirë 68 muaj", tha Celibashi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania