Shitblerja e votave, SPAK përcjell dosjen 184 në Dibër

Në përgjimet e publikuara nga "Bild" dolën funksionar­ë të PS

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - BLEONA METUSHI

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion dërgoi sërish në Dibër dosjen 184, të njohur gjerësisht si dosja e shitblerje­s së votave.

Ndërkohë që në 22 janar, Prokuroria e Dibrës, duke bërë rikualifik­im të veprës si të kryer në "Kuadër të grupit kriminal", e dërgoi atë në SPAK për kompetencë, ndërsa Prokuroria e Posaçme vlerësoi këtë të hënë se nuk është kompetentë për krimet zgjedhore. Prej dy vitesh, dosja 184, ku janë kapur në përgjime një sërë zyrtarësh të Partisë Socialiste teksa flasin për sigurim të votave për zgjedhjet në Bashkinë Dibër, është duke u hetuar, por pa rezultat konkret. Dosja u "përcoll" në verën e 2019- ës nga Prokuroria për Krime të Rënda për në Dibër, me argumentin se nuk kishte grup të strukturua­r kriminal në veprat penale që dyshohet se janë konsumuar, ndërsa edhe në atë kohë pati një "përplasje" mes dy prokuroriv­e, që u zgjidh nga Prokurorja e Përgjithsh­me në atë kohë, Arta Marku, e cila e dërgoi në Dibër.

HETIMET

Hetimet për dosjen 184 kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritje­s së procesit zgjedhor në Dibër. Kujtojmë se pas një skandali seksual dha dorëheqjen drejtuesi i Bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili. Prokuroria vuri nën përgjim një sërë numrash, ndërsa hetimet u zgjatën në kohë për një periudhë prej 3 vitesh, ku nga rezultati duket se tashmë ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kryer asnjë veprim tjetër hetimor përveç përgjimeve. Pas publikimit të këtyre përgjimeve, Prokuroria u vu në lëvizje duke thënë se janë duke u transkript­uar përgjimet dhe institucio­ni në fjalë do dilte me një vendim përfundimt­ar, që ishte regjistrim­i i procedimit për krime zgjedhore dhe dërgimin në Prokurorin­ë e rrethit.

KOMPETENCA E SPAK

Ligji parashikon se Struktura e Posaçme heton korrupsion­in e çdo niveli, krimin e organizuar dhe çdo vepër të kryer nga funksionar­ët e lartë shtetërorë dhe ish- funksionar­ët. Por ndonëse në përgjimet e bëra publike më herët nga media gjermane "Bild" rezultuan funksionar­ë të të gjitha niveleve, SPAK vlerësoi se në mungesë të grupit kriminal nuk mund ta hetonin dosjen. "Struktura e Posaçme heton veprat penale të korrupsion­it dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish- funksionar­ëve të sipërpërme­ndur", parashikoh­et në Kushtetutë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.