VELLEZERIT

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Sipas të dhënave hetimore të Policisë italiane, vëllezërit Altin e Emiljan Hajro drejtonin prej të paktën 5 vitesh ( aq koha se ishin në vëzhgim nga Policia), trafikun e heroinës Turqi- ShqipëriIt­ali. Por, nga provat e siguruara në atë kohë nga hetuesit, vitet e fundit, ata ishin larguar nga Italia dhe drejtonin anëtarët e tjerë të grupit me anë të kodeve të ndryshme, por nga Shqipëria, saktësisht nga Shijaku, ku edhe banonin. Për hetuesit, ishte mjaft i dyshimtë edhe fakti që vëllai më i vogël, Emiljani, kishte udhëtuar drejt Italisë një muaj para operacioni­t në 2015- n. Emri i tij ishte regjistrua­r në sistemin Tims në Aeroportin e Rinasit, më 28 shtator 2015 dhe destinacio­ni i tij ka qenë Italia. Por në sistem nuk kishte më datë hyrjeje të tij në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.