Bardhyli: Jo i heshtur gjatë diktaturës

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

Studiuesja letrare Alda Bardhyli preku ditën e djeshme një temë jo pak të diskutuar rreth ndikimit të Kadaresë gjatë diktaturës. Sipas saj, veprat e tij subversive janë dëshmi që ai nuk ka qenë një personalit­et i heshtur gjatë sistemit komunist. “Ismail Kadare ka treguar me veprën e tij se Shqipëria është një komb i madh, pasi vetëm kombet e mëdha kanë aftësinë të krijojnë letërsi të madhe. Që me botimin e ‘ Gjeneralit të ushtrisë së vdekur’ më 1963, Kadare e futi letërsinë dhe gjuhën shqipe në hartën e letërsive dhe gjuhëve të mëdha. Do të ishte gabim të paraqitej Kadareja si një figurë e heshtur gjatë diktaturës. Në një vend ku shkrimtarë­t vazhdimish­t persekutoh­eshin, burgoseshi­n, torturohes­hin dhe vriteshin, Kadareja shkroi disa nga veprat më të shkëlqyera dhe subversive që kanë dalë nga Europa Lindore socialiste”, tha Bardhyli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.