Diskutimet për Nobelin Letrar 2019

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

Përgjigjja e Akademisë Suedeze të Nobelit lidhur me përzgjedhj­en e shkrimtari­t Peter Handke, përkrahës i flaktë i regjimit të Milloshevi­çit, se “vendimet e tyre mbështeten mbi baza letrare dhe jo politike”, duket se e bënë edhe më të vështirë pranimin e emrit të austriakut. Me një veprimtari letrare ku nuk i ka fshehur idetë e tij pro nacionaliz­mit serb e për më tepër që sipas kritikës nuk tejkalon forcën e penës së shkrimtarë­ve të tjerë siç është edhe Kadare, vendimi mbetet i kontestues­hëm. Dhjetëra peticione që vijojnë ende sot, kundërshti të personalit­eteve letrare e akademike, duket se nuk mjaftojnë që vendimi të tërhiqet. Ndërkohë, shkrimtari vijon t’u përgjigjet me arrogancë protestave ku kërkohet drejtësi edhe nga familjarë të viktimave, shkaktuar nga regjimi i Milloshevi­çit: “Drejtësi për çfarë? Ky çmim është për punën e një shkrimtari”, është shprehur ai së fundmi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.